☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 92.40 ▲2.19%
ARI 4,181 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,666 ▼ -0.1% ETH $2,687 ▼ -0.17% XRP $1.4824 ▼ -1.81% SOL $117.4900 ▼ -1.54%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 92.40 ▲2.19 % ARI 4,181 ▼0.13 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 92.40 ▲2.19 % ARI 4,181 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Sporti

“Ronaldo shpërtheu se u ndje i tradhtuar nga Jesus”, një mik i sulmuesit tregon prapaskenën

Cristiano Ronaldo thuhet se vendosi të largohej nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar në Kopenhagen sepse ndihej i “tradhtuar” nga Jorge Jesus. Ky pohim u bë nga gazetari spanjoll Edu Aguirre në programin “El Chiringuito”, i njohur për marrëdhënien dhe miqësinë e tij të ngushtë me sulmuesin portugez, e cila ka zgjatur prej shumë vitesh.

Sipas rrëfimit të gazetarit spanjoll, pika e kthesës ndodhi pas një takimi të mbajtur të martën në mbrëmje, ku morën pjesë Cristiano Ronaldo, Jorge Jesus dhe Pedro Proença, president i Federatës Portugeze të Futbollit (FPF). Gjatë kësaj bisede, trajneri i ekipit kombëtar, shton i njëjti burim, pranoi se kishte gabuar kur kishte nxjerrë në nxemje CR7-ën për rreth 30 minuta dhe më pas nuk e kishte aktivizuar në ndeshjen kundër Norvegjisë. Trajneri një fakt të tillë e pranoi edhe publikisht në konferencën për shtyp.

“Të martën në mbrëmje pati një takim midis presidentit të Federatës, Jorge Jesus dhe Cristianos. Jorge Jesus kërkoi falje që e la Cristianon të bënte nxemje për 30 minuta pa u futur në fushë”, zbuloi Edu Aguirre, duke shtuar detaje të angazhimit të bërë: “Dhe jo vetëm që kërkoi falje privatisht, por tha gjithashtu se do të kërkojë falje publikisht. Ky ishte premtimi i Jorge Jesus ndaj Cristiano Ronaldos”.

Megjithatë, rezultati doli të ishte krejt ndryshe. Orë më vonë, kur u paraqit para gazetarëve, fjalimi i Jorge Jesus thuhet se ishte i kundërt me atë që ishte rënë dakord pas dyerve të mbyllura, duke shkaktuar zemërimin e lojtarit ndërkombëtar portugez.

“Pastaj, Jorge Jesus shkon në konferencën për shtyp dhe thotë të gjitha ato gënjeshtra me gjoksin e fryrë. Kjo është arsyeja pse Cristiano shpërthen. Sepse ndihet i tradhtuar”, shtoi gazetari spanjoll. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.