Ronaldo snobon takimin e paqes, Jesus do ta grumbullojë në nëntor, Proença thyen heshtjen
Jorge Jesus duket se ka bërë një hap prapa dhe i ka thënë Cristiano Ronaldo-s se do ta grumbullojë për ndeshjet e nëntorit. Edhe pse pas fitores me Norvegjinë vetë komisari teknik tha në konferencën e zakonshme për shtgyp se nuk do të t’i kërkonte falje askujt.
Lojtari ditën e djeshme nuk ka menduar për takimin e paqes dhe ka marrë avionin për në Arabinë Saudite duke snobuar tentativat për “paqe” për momentin. Sipas medieve portugeze ky takim do të mbahet gjatë grumbullimit për takimet e radhës ato kundër Danimarkës (në Bragë) dhe Uellsit.
Nga ana tjetër gjendet presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, i cili ka thyer heshtjen mbi këtë çështje. “Nuk kam ndër mend që të them në publik atë çfarë kemi biseduar. Unë mendoj se kanë qenë diskutime normale. Në këtë çështje po flitet për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, i cili për dy dekada ka dhënë shumë për futbollin tonë. Cristiano Ronaldo është një ikonë dhe si i tillë duhet trajtuar”, tha Proença. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.