🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 80.18 ▼5.3%
ARI 4,108 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,221 ▼ -0.44% ETH $1,870 ▼ -0.47% XRP $1.0763 ▲ +0.2% SOL $73.1300 ▼ -0.1%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 80.18 ▼5.3 % ARI 4,108 ▲0.03 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 80.18 ▼5.3 % ARI 4,108 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Kosova

Rotacioni diplomatik, Haxholli liston 15 emra për shefa misioni nga karriera dhe ambasadorë me përvojë

Fatmir Haxholli, kryetar i Sindikatës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka propozuar një ndërthurje të “çelësit politik” me atë të karrierës në procesin e rifreskimit, respektivisht rotacionit në shërbimin diplomatik.

Fatmir Haxholli, kryetar i Sindikatës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka propozuar një ndërthurje të “çelësit politik” me atë të karrierës në procesin e rifreskimit, respektivisht rotacionit në shërbimin diplomatik.

Sipas tij, për plotësimin e misioneve diplomatike dhe konsullore, rotacioni duhet të marrë në konsideratë emërimin e së paku 12 shefave të rinj të misioneve sipas çelësit politik, si dhe 15 shefave të misioneve sipas çelësit të karrierës, prej të cilëve 10 për herë të parë.

Haxholli vlerëson se në diplomacitë e konsoliduara, balanca ndërmjet emërimeve politike dhe atyre të karrierës është shtyllë thelbësore e vazhdimësisë institucionale, sigurisë strategjike dhe dinamizmit në përfaqësim.

Ai thekson se Kosova, gjatë 17–18 viteve të ndërtimit të shërbimit diplomatik, ka krijuar një kapital profesional që mbështet objektiva strategjike si anëtarësimi në NATO, BE dhe Këshillin e Evropës, si dhe diplomacinë ekonomike, lobimin, diplomacinë publike dhe fuqizimin e diasporës.

Në këtë kontekst, Haxholli thotë se procesi i rotacionit duhet të sigurojë ekuilibër funksional ndërmjet profileve politike për misionet me ndjeshmëri të lartë e dimension strategjik dhe profileve të karrierës që garantojnë vazhdimësi, profesionalizëm dhe stabilitet institucional.

Ai ka përmendur edhe disa emra që, sipas tij, do të ishte e rëndësishme të përfshiheshin për herë të parë si shefa misioni: Arjan Kashtanjea, Artan Duraku, Asdren Gashi, Avni Hasani, Blerim Xhemajli, Dren Zeka, Fatmire Musliu, Fitim Sadiku, Fitor Murati, Hamdi Reçica, Ilir Muçaj, Kaltrina Ademi, Korab Mushkolaj, Mirjeta Behluli, Mentor Tahiri, Xhelal Shaqiri, Mustafë Avdiu, Prindon Sadriu, Visar Fetaj.

Ndërsa nga kontigjenti aktual i ambasadorëve që kanë shërbyer apo shërbejnë, ai i ka cilësuar si “shtyllë të fuqishme” kolegët: Albesjana Iberhysaj, Astrit Zemaj, Faruk Ajeti, Guner Urea, Lendita Haxhitasim, Valdet Sadiku, Ylber Kryeziu.

Në fund, Haxholli ka theksuar se shërbimi efektiv diplomatik kërkon balancim të matur mes përvojës, meritës dhe vendimmarrjes politike, me synim përfaqësim shtetëror të fuqishëm, kredibil dhe dinjitoz, duke e cilësuar këtë si një mundësi që MPJD-ja nuk duhet ta humbasë./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.