RPutin shpall armëpushim në Ukrainë për Pashkët Ortodokse
Presidenti rus, Vladimir Putin shpalli një armëpushim me Ukrainën për të shtunën në mbrëmje dhe të dielën për Pashkët Ortodokse, njoftoi sot Kremlini, ndërsa Kievi propozoi gjithashtu një pauzë në këtë konflikt.
“Me vendim të Komandantit Suprem, (…) Vladimir Putin, në lidhje me festën e ardhshme të Pashkëve Ortodokse (Ngjallja e Krishtit), shpallet një armëpushim nga ora 16:00 (13:00 GMT) më 11 prill deri në fund të ditës më 12 prill 2026”, thuhet në deklaratën e Kremlinit./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.