roze

Rrëfehet asistentja personale e Kylie

Të jesh asistenti personal i një personi të famshëm, është si të bësh pesë punë, dhe krahu i djathtë i Kylie Jenner pranon se shefja i ka telefonuar edhe në orën 2 të mëngjesit.

Victoria Villarroel Gamero, e cila punon për Kylie prej 1 viti e gjysëm, ka rrëfyer se çfarë do të thotë të jesh asistente e një femre.

Duke folur në një video për faqen personale të 19-vjeçarse,Victoria, 24 vjeçe, thotë se ka qënë gjithnmonë në gatishmëri të shefes, që ajo e konsideron edhe mikeshë.

Victoria fillimisht nisi të punonte për Kris Jenner, në mes të vitit 2012, dhe u pagua në pozicionin e menaxheres së zyrës në 2015. Ndoshta më vonë Kris ia dilte mbanë dhe pa të, përderisa vajza e saj Kylie e mori Victorian si asistenten e saj personale.

“Unë e shihja Kylie përditë në kompani, pasi isha asistentja e nënës së saj”, thotë bukuroshja venezueliane. “Ruajtja numrin tim në telefonin e saj si “princeshë Victoria”, dhe më pas patëm shumë konfidenca, dhe më shumë se një vit më parë u ktheva, pasi po kërkoja një punë dhe ajo më punësoi. Dhe në telefon ajo kishte ende numrin tim si princeshë Victoria”, vijon rrëfimin Victoria.

Megjithatë ajo rrëfen se në ditën e parë ishte nervoze, aq sa nuk po kuptonte në takimin e parë se çfarë po i thoshte Kylie. Puna e saj nisi me furnizimin e shtëpisë me ushqime, makinat në dispozicion sa herë ti donte Kylie, dhe gjithçka gati kur ti duheshin asaj. Dhe tani Victoria fokusohet më shumë tek nevojat personale të Kylie, çka do të thotë se ajo është gjithmonë në telefon.

“Të jesh asistente personale, do të thotë që je në punë 24/7. Nuk e di se çdo të thotë orari 9 me 6. Jam gjithmonë gati. Ajo më telefonon në orën 2 të natës, dhe unë i përgjigjem. Nuk i kam rregulluar orët. E vlerësoj në çdo orë të më thërrasë detyra”, thotë ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button