Ekonomia

Rrëfim mbi historinë në shkollat tona nga specialist të AKB-së

Një iniciativë  interesante në promovim të turizmit historik, është marrë nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe drejtori i saj Auron Tare.

Ideja është që rrëfimi mbi historinë e monumenteve të kulturës,të zbulimeve arkeologjike, të historisë dhe natyrës sonë, të shpërndahet tek nxënësit e shkollave tona nëpërmjet specialistëve historiane.

Takimi i parë me nxënësit ka qenë një rrëfim mbi historinë e Via Egnatia me nxënës të shkollave në Tiranë.  Për të njohur fëmijët e vegjël është folur mbi historinë dhe rëndësinë e kësaj udhe të lashtë që lidhte dikur Lindjen me Perëndimin, ku kanë shkelur nga Ilirët, të parët e Romës me ushtritë e tyre, Bizantinët, Apostujt e Krishtërimit, Barbarët, Normanët, Venecianët dhe ushtritë Kryqëtare që shkonin në Tokën e Shenjtë. Në këtë rrugë kane shkelur po ashtu, Ushtritë Otomane dhe kronikanët persianë e deri tek udhëtarët e periudhës romantike mesjetare. Kete rrefim e ka realizuar drejtori i  kësaj Agjencie. Auron Tare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button