☁️
Tiranë 18°C · Vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,359 ▲ +0.35% ETH $2,191 ▲ +0.63% XRP $1.4226 ▲ +1.03% SOL $86.8800 ▲ +0.8%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Kronika

Rrëfimi i Salianjit: Si hyra në tokat me kanabis të fshatit të Tahirit, më ndoqën 2 makina me xhama të errët

Ervin Salianji, Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, tregon sesi ka arritur të hyjë në tokat e mbjella me hashash në fshatrat e Tepelenës – në vendlindjen e Ministrit të Brendshëm, për të denoncuar me video dje, atë që ai e quajti vendi ku lulëzon biznesi kriminal i drogës që drejtohet nga Edi Rama, përmes të licensuarit të tij Saimir Tahiri.

“Pas një hetimi të kujdesshëm nga njerëzit tanë të besuar, nga konfirmimi i zonave të mbjella deri tek rreziqet që paraqet shkelja e këtyre plantacioneve, u mor vendimi për të bërë të qartë me pamje konkrete deri ku shkonte biznesi i përbashkët krim-politikë,’ rrëfen Salianji për Panorama. – Mundësia për të hyrë te plantacionet është menduar këto tre ditët e fundit dhe u realizua duke shkuar atje me makinat e zonës, pra, pa rënë në sy. Aktivistë të PD-së në zonë, identitetin e të cilëve për arsye të sigurisë së tyre, e kemi mbajtur konfidencial, ndihmuan në orët e para të mëngjesit për të treguar ku fillonin e sa shtriheshin këto plantacione hashashi.

Gjithashtu kemi qënë të shoqëruar nga qytetarë që punojnë në këto zona me vaditjen, mirëmbajtjen dhe ruajtjen e parcelave e arritëm të depërtojmë te tri parcela që u shpërndanë në fotot dhe videon që keni parë…” Në vazhdim të rrëfimit, Salianji tregon një detaj pikant:”….Gjatë rrugës jemi këmbyer me makina luksoze, të cilat mund t’i shohësh kudo në zonat e thella dhe çfarë është më e rëndësishmja, diku shoqërohen me drejtorë të lartë të rëndësishëm të administratës lokale. Në kthesën e daljes nga rruga nacionale teksa nisëm rrugën në ngjtije, nga pas na është vënë një makinë “G Class” me xhama të errët. Në afrim të fshatit Gusmar iu bashkua edhe një makinë “Pajero” po me xhama të errët dhe targa të huaja. Ishte normale dhe e ndjemë se kishte nisur survejimi dhe ishim përballë një risku të madh. Pasi hymë në fshat, aktivisti vendas po insistonte që të shkonim tek parcelat, ndërsa nga pas dy makinave që na ndiqnin iu ëhstë bashkuar edhe një motor “Kawasaki”. E gjitha kjo skenë ishte plotësisht e ngjashme me organizimet mafioze të drogës në Kolumbi,” nënvizoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.