🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 97.40 ▼1.64%
ARI 4,200 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,515 ▲ +0.7% ETH $2,423 ▼ -0.08% XRP $1.3097 ▲ +0.49% SOL $105.2200 ▲ +0.71%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.40 ▼1.64 % ARI 4,200 ▲0.44 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.40 ▼1.64 % ARI 4,200 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Sporti

Rregullat e rrepta amerikane! Zaire-Emery i ndalohet hyrja në bar, nuk ka mbushur 21 vjeç

Warren Zaire-Emery, ylli i ri i PSG-së dhe Francës, është befasuar kur i është ndaluar hyrja në zonën e barit të hotelit në Boston, ku qëndrojnë “Blues” për Kupën e Botës. Arsyeja? Është më i vogël se 21 vjeç (i mbush më 8 mars).

Lojtari u bllokua te hyrja e barit, sepse rregullat në Massachusetts, ku ka selinë Franca, nuk i lejojnë ata që nuk kanë mbushur 21 vjeç të frekuentojnë vende, ku shiten pije alkoolike. Hyrja në këto bare ndalohet edhe nëse personat nën 21 vjeç janë të shoqëruar.

Në shtetin amerikan, kush blen alkool për një që nuk ka mbushur 21 vjeç, rrezikon të dënohet deri në 1 vit burg dhe 2000 dollarë gjobë. Franca kërkoi një zgjidhje për të mos e lënë vetëm Zaire-Emery (shokët mund të hynin), duke argumentuar se bari është ngjitur me restorantin.

Të njëjtin problem kanë edhe futbollistët e tjerë nën 21 vjeç të kombëtareve të ndryshme, që marrin pjesë në këtë turne. Massachusetts nuk është një rast i izoluar në SHBA: në Texas gjoba shkon në 4000 dollarë. Masa të tilla, edhe pse të aplikuara më butë, ka edhe në California, New Jersey dhe Florida.

Në Meksikë dhe Kanada, dy vendet e tjera organizatore të Kupës së Botës, ndalimi është i vlefshëm për personat nën 18 vjeç.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.