Bota

Rrethim i ri për Çernobilin, 1.4 miliardë euro në reaktorin famëkeq të epokës sovjetike

Një strukturë e re 1.4 miliardë euroshe që do të kufizojë reaktorin e Çernobilit në qendër të katastrofës më të madhe bërthamore të botës, është prezantuar së fundmi.
Rrethimi i ri, i bërë nga panele çeliku dhe polikarbonati, është struktura më e madhe e lëvizshme e ndërtuar ndonjëherë, me një shtrirje prej 256 metrash dhe me peshë mbi 36 mijë tonë.
Struktura ka si qëllim të parandalojë materialet radioaktive të dalin nga reaktori famëkeq nr 4 në Ukrainën veriore, që shpërtheu dhe u dogj në 26 prill 1986.
Katastrofa, bëri që të lëshoheshin 100 herë më shumë rrezatim krahasuar me bombat bërthamore të hedhura në Nagasaki dhe Hiroshima.
Të paktën 31 persona humbën jetën në aksident ndërsa mijëra të tjerë vdiqën më pas si pasojë e ekspozimit ndaj rrezatimit dhe kancerit në tiroide. Rrethimi është financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me kontribute edhe nga 45 shtete të tjera dhe Bashkimi Evropian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button