☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,773 ▲2.36%
DOW 47,801 ▲2.61%
NASDAQ 22,626 ▲2.76%
NAFTA 95.58 ▼15.38%
ARI 4,747 ▲1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,600 ▲ +4.24% ETH $2,219 ▲ +5.85% XRP $1.3568 ▲ +3.73% SOL $83.4400 ▲ +4.21%
S&P 500 6,773 ▲2.36 % DOW 47,801 ▲2.61 % NASDAQ 22,626 ▲2.76 % NAFTA 95.58 ▼15.38 % ARI 4,747 ▲1.33 % S&P 500 6,773 ▲2.36 % DOW 47,801 ▲2.61 % NASDAQ 22,626 ▲2.76 % NAFTA 95.58 ▼15.38 % ARI 4,747 ▲1.33 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Rrezikohet ura e Bratit, monument kulture

Ura e Bratit është një objekt i vjetër pothuajse 6-shekullor. Por, pavarësisht kësaj edhe sot u vjen në ndihmë mjaft banorëve të zonës për të kaluar shtratin e lumit Shushicë. Për fat të keq, ajo është lënë në harresë dhe shpesh herë përbën rrezik për banorët që kalojnë në të.

“Anët e saj janë shkatërruar nga lumenjtë. Kjo urë ka shërbyer me breza, bënte kalimin e qytetit të Amantias në Plloçë dhe gjithë zonës andej për tu liduhr me bregun dhe gjithë zonën e Vlorës”, tha kryetari i fshatit Brataj, Qemal Malaj.

Ura e Bratit është e tipit venecian dhe është ndërtuar nga specialistë të Republikës së Venedikut. Duke e lënë pas dore, si dhe asnjë investim për këtë monument kulture, kjo urë shekullore vjen duke u shkatërruar. Banorët e fshatit Brataj shprehen se, ka 25 vite që në këtë urë nuk është vënë dorë, sidomos tek muret anësore, gjë që sjell rrezikshmëri për fëmijët e shkollave, edhe për faktin se erërat e fuqishme të lumit Shushicë një fëmijë do ta rrëzonin në lumë. Ura e Bratit, e shpallur monument kulture, është me dy harqe, më e madhja e të cilëve është ai që kufizon lumin, ndërkohë që në pjesën tjetër të objektit spikasin dritare që shërbejnë për shkarkimin e ujërave.

Objekti ka një gjatësi prej rreth 30 metrash dhe lartësi deri në 9 metra. Sipas kryeplakut të fshatit Brataj, kjo urë para gjashtë shekujsh lidhte banorët e zonës së Amantias me ata të Vlorës. Në këtë urë, e cila është pak e njohur, është realizuar dhe një pjesë nga filmi “Nëntori i Dytë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.