Bota

Rreziku nga Zika, OBSH: Lojërat Olimpike nuk shtyhen

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka refuzuar thirrjet për të zhvendosur apo shtyrë Lojërat Olimpike të Rio De Zhaneiros për shkak të epidemisë së Zikës. OBSH argumentoi se aktiviteti nuk do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në përhapjen e virusit që lidhet me defekte serioze në lindje.

Në një letër të hapur për organizatën, më shumë se 100 shkencëtarë në zë, parashtruan shqetësimin se zhvillimi i Lojërave Olimpike sipas planit, do ishte diçka jo etike pas zbulimeve të reja mbi Zikën. Ata thanë gjithashtu se oragnizmi botëror i shëndetësisë duhet të rishikojë udhëzimet e tij lidhur me virusin.

Komitetit Olimpik Ndërkombëtar pretendon se nuk ka arsye për të shtyrë ose zhvendosur lojërat për shkak të sëmundjes që transmetohet nga mushkonjat. Epidemia nisi në Brazil një vit më parë, por tani ajo po përhapet në më shumë se 60 vende dhe territore. Simptomat e Zikës nuk janë të rënda, por ekspertët e vunë theksin tek rreziku për lindjen e foshnjave me mikrocefali. Virusi mund të shkaktojë gjithashtu një sindromë të rrallë e ndonjëherë fatale neurologjike tek të rriturit.

Letra u firmos nga 150 shkencëtarë ndërkombëtarë e doktorë nga institucione të tilla si universitetet prestigjoze të Oksfordit, Harvardit dhe Jeillit. Ata citojnë dështimin e programit për shfarosjen e mushkonjave në Brazil dhe sistemin e dobësuar shëndetësor të vendit si arsye për të shtyrë apo zhvendosur lojërat. Rreziku më i madh, sipas tyre, është infektimi i atletëve dhe rikthimi i tyre në vendet e varfëra, të pamësuara me menaxhimin e kësaj epidemie. Shkencëtarët shprehën gjithashtu shqetësimet se OBSH-ja ka konflikt interesi për shkak të partneritetit me Komitetin Ndërkombëtar Olimpik.

Lojërat Olimpike të Rios do të zhvillohen nga 5 deri në 21 gusht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button