🌦️
Tiranë 20°C · Rrebesh i lehtë 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,274 ▼ -0.02% ETH $2,525 ▲ +0.33% XRP $1.3657 ▲ +0.54% SOL $101.6500 ▼ -0.68%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
13 Sep 2026
Breaking
Kronika

Rrëzimi i helikopterit në Shkodër, Byroja federale për hetimin e aksidenteve ajrore në Gjermani po heton shkakun

Byroja federale për hetimin e aksidenteve ajrore në Gjermani, është zyra që po merret me ekspertizën e kart-memorieve të kamerës së sigurisë, që ndodhej në kabinën e pilotëve të helikopterit të rrëzuar në liqenin e Shkodrës.

ABC News ka mësuar se në adresë të kësaj zyre federale, që është në varësi të ministries së transporteve gjermane, prokruoria e Shkodrës ka dërguar kart-memoriet e kameres së sigurisë për ekspertiz. Për dërgimin në adresë të kësaj kompanie, është marrë pëlqimi edhe i kompanisë së prodhimit të helikopterëve në Francë. Burimet thonë se zyra gjermane, pas pranimit të kartave për ekzaminim është shprehur se brenda 45 ditëve do të përfundoi raporti i shkakut të aksidentit. Por deri më tani kanë kaluar 3 javë nga nisja e këtyre kartave dhe ende nuk kemi një përgjigje zyrtare, e cila pritet që të vijë nga fillimi i muajt qershor.
Nga ana tjetër, kjo zyrë e hetimit të aksidenteve ajrore në Gjermani ka zbardhur edhe shkakun e rrëzimit të avionit të kompanisë gjermane, tragjedi kjo e ndodhur në mars të 2015 ku avioni i kompanisë “Germanving” u rrëzua në Alpet Franceze. Burimet thonë se kjo zyrë është e specializuar për hetimin e aksidenteve ajrore dhe në përfundim të ekspertizës, nëse konstatohet ndonjë defect teknik nga mjetët e fluturimit, ata i sugjerojnë kompanisë së prodhimit të përmirësojë atë defekt.
Ndërkohë për llogari të këtij hetimi, burimet nga prokuroria e shkodrës thanë se do të përsëritet pyetja e ushtarit që i shpëtoi aksidentit. Sipas akuzës, Gerald Baramuça edhe pse është pyetur tre herë vazhdon të këmbngul se nuk I kujtohet moment I rrëzimit të helikopterit.
Për llogari të kësaj dosje, është pyetur dhe do të përsëritet pyetja e ish-shefit të sigurisë ajrore në komandën e forcave ajrore të Rinasit.
Altin Lame, tashmë i shkarkuar nga detyra me urdhër të ministrisë së mbrojtjes Mimi Kodheli. Pasi është konstatuar se ditën e ngjarjes, piloti Lame po fluturonte me hel-ikopterin e kompanisë private “Shega AIR” në kundërshtim me ligjin. Ndërsa me cilësinë e ekspertit dhe për të sqaruar rastet e fluturimit nga kompanitë ajrore, prokuroria ka thirrur drejtorin e sigurisë ajrore dhe të licencave në Autorititin e Aviacionit Civilë z.Altin Vrapi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.