☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.79 ▲6.68%
ARI 4,527 ▲2.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,035 ▼ -4.22% ETH $1,987 ▼ -3.57% XRP $1.3269 ▼ -2.33% SOL $82.8000 ▼ -4.02%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.79 ▲6.68 % ARI 4,527 ▲2.67 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.79 ▲6.68 % ARI 4,527 ▲2.67 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rriten eksportet/ Nafta dhe kromi, 15.5 përqind më shumë se në 2016

Të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë se pas dy vitesh të vështira eksportet kanë filluar të gjallërohen.

Instituti i Statistikave raportoi se në janar kompanitë shqiptare eksportuan në tregjet e huaja 15.5 për qind më shumë mallra se sa një vit më parë duke sjellë 22 milionë euro të ardhura shtesë për ekonominë.

Sipas Instat rritja është udhëhequr nga zëri minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike. Prej tre vitesh eksportet e këtij grupi kanë shënuar rënie të vazhdueshme, sipas pasojë e uljes së fortë të çmimeve të naftës dhe kromit në bursa.

Por situata në tregjet ndërkombëtare të naftës dhe minieraleve ka nisur të përmirësohet duke dhënë ndikim direkt në ekonominë shqiptare. Sipas Instat, krahasuar me janarin e vitit të kaluar eksportet e grupit të energjisë dhe mineraleve gati u dyfishuan si pasojë e rikthimit të eksporteve masive të naftës.

Por lëndët e para nuk janë zëri i vetëm me ecuri pozitive. Industria e fasonit po ashtu ka vazhduar tendencën pozitive të nisur që në vitin 2015. Në muajin janar eksportet e tekstileve dhe këpucëve ishin 9 miliardë lekë ose rreth 67 milionë euro me një rritje mbi 7 për qind krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Veç naftës dhe industrisë së fasonit zëri i tretë me ecuri pozitive në janar ka qenë ai i materialeve të ndërtimit. Edhe ky zë ka ardhur në rënie të vazhdueshme gjatë dy viteve të fundit, por në janar eksportet e materialeve të ndërtimit u rritën me 15 për qind krahasuar me 15 për qind krahasuar me vjet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.