Ekonomia

Rriten investimet e huaja 53%, kryesojnë hidrokarburet dhe bankat

Investimet e huaja direkte (IHD) shënuan rritje të fortë në tremujorin e parë 2015, duke arritur në vlerën 258 milionë euro, me një rritje prej 53% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe në raport me tremujorin e fundit të 2014-tës, IHD u rritën me 13%.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, 60% e investimeve të huaja në 3 muajt e parë 2015 i përkasin sektorit të hidrokarbureve, bankave, telekomunikacionit.
Llogaritet se në rritje me 90 milionë euro në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë ndikimin kryesor e dha sektori i hidrokarbureve, ku IHD-të u shtuan me 40 milionë euro, ndërsa bankat me 16 milionë euro. Fitimet e arritura në sistemin bankar kanë rritur fitimin e riinvestuar.

Nga 258 milionë euro që ishte totali i investimeve në tremujorin e parë, pjesamë e madhe, rreth 210 milionë euro vinte nga kapitali dhe fitimi i riinvestuar.
Vërehet se kompania kryesore e naftës “Bankers Petroleum”, që zë peshë të konsiderueshme në IHD-të investoi në 3 muajt e parë sivjet 50 milionë usd në shpimin e 21 puseve të naftës, ndërsa ka ulur investimet në aktivitetin e shpimit të sondave për shkak të çmimeve të ulëta në naftës në tregjet botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button