Maqedonia

Rritet industria tekstile në Maqedoni, por bie numri i punëtorëve

Gjendja e industrisë tekstile në vend është duke u përmirësuar, kurse eksporti është duke u kthyer në nivelin e para krizës ekonomike të vitit 2008.

E ardhmja e këtij sektori varet nga gjendaj në Evropën perëndimore dhe nga zhvillimet në vendin tonë. Prodhimi i përcaktuar për jashtë vendit arrin 93% i të gjithë eksportit të tekstilit, kurse prodhimi klasik ka rënë për 7%.

Sipas kryetarit të Shoqatës së industrisë tekstile dhe konfeksionit, Angell Dimitrov, konfekcioni ka konkurencë të pandershme në kompanitë e zonave tenkologjike-industriale (ZTI) të cilat kanë lehtësime tatimore dhe lirime nga pagesa e kontributeve për punëtorët. Dimitrov thotë se numri i të punësuarve në këtë industri shënon rënie dhe se në vitin 2014 kishte 37841 të punësuar.

 Në pyetjen e agjencisë së lajmeve ”Meta”, në lidhje me atë se çfarë do të bëhet për të përmirësuar gjendjen e punëtorëve të tekstilit në aspekt të mospagesës së punës jashtë orarit dhe mospagesa e mungesës në punë më shumë se mëditja që e marrin punëtorët, Dimitrov përgjigjet se të drejtat e tyre mbrohen nga shumë ligje, kështu që problemet në praktikë janë më të pakta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button