Politika

Rritja e çmimit të pasaportave, Braçe: Vendimi i prillit 2013, nëse prishet kontrata, penaliteti i madh

Deputeti socialist dhe njëkohësisht kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka theksuar sot se vendimin për rritjen e çmimit të kartave dhe pasaportave është i Sali Berishës në fund të Prillit 2013.

brace2-320x258“Po mo po Sali Berisha e ka fajin!!Boll gënjyet dhe boll e mbrojtët me medemek deshirën tonë për të cvatur si ai!! E di që as dini e as doni të kuptoni, por po ua përsëris edhe një herë: vendimi për rritjen e çmimit të kartave dhe pasaportave është i Sali Berishës në fund të Prillit 2013!!

Nga vendim Qeverie për ta vulosur tamam e kthehu në ligj të Kuvendit, votuar veç nga ai dhe zulma e tij; Ligji i Kuvendit vulosi një kontratë e cila skadonte veç tre muaj më pas; zgjati afatin e kontratës me 10 vjet, ndryshoi elementet tregtare të saj përfshirë çmimet e rritura për kartat e pasaportat, ritheksoi qartë elementet e garancisë dhe penalitetet!!”, shkruan deputeti socialist Braçe në një postim në rrjetin social “Facebook”.

“Po ua përseris, vijon deputeti Braçe, “nëse prishet kjo kontrate, penaliteti është i madh dhe e paguajnë shqiptarët sërish, qindarkë me qindarke!!”.

Kreu i komisionit të Ekonomisë përmend 4 koncesione me probleme të dhëna nga qeveria e mëparshme.

“Për fund; Kam një vit që merrem me 4 koncesionet e fundit të Sali Berishës; Njëri, ai i skanimit të konteniereve është bllokuar e për të duhet të përballojmë një gjyq për shkak të penaliteteve që është favori i fundit që Sali Berisha u bënte klientëve të tij kur i’u jepte koncesione; Tjetri, ai i shërbimit të kolaudimit të automjeteve do të liberalizohet me çdo kusht; u frenua në dhjetor në seancën e fundit të Kuvendit, do të rikthehet e do shkojë deri në fund; Ai i pullave fiskale, një tjetër monopol abuziv e skandaloz, është në fazë diskutimi me operatorët e tregut se si mund të shkojë drejt liberalizimit. Për të gjithë këto koncesione ka kontest nga klientët e Sali Berishës, madje kërcënim të hapur për të shkuar në gjyq e përfituar nga penalitetet që vetë Berisha ju ka dhënë si favour”, shkruan Braçe.

Pasaporta_shqiptare_biometrike.“Asnjë nga keta koncesione nuk është i ngjashëm me këtë të pasaportave për shkak edhe të veçantisë së produktit!! Ngjajnë vetëm në penalitete!!”, thekson Braçe

“Për çdo të paditur që punon në media dhe për çdo gënjeshtar të medias, që i shkruan veç në facebook gënjeshtrat e tij për të vetmin shkak-janë genjeshtra, dua të them: Ky koncesion nuk ngjan në asgjë me çështjen CEZ!! Po në asnjë element!! Para se të gënjeni, lexoni që dhe genjeshtra të jetë pak më ndryshe!! Tu rrojë Berisha, meqë e pranoni tu cvasë edhe pasi ju la!! Ju gënjeni për të, ai arkëton paratë nga ju!!”, përfundon postimin e tij deputeti i PS-së Erjon Braçe.

Nga data 1 Janar 2015, Ministria e Brendshme ka miratuar çmimet e reja të pasaportave biometrike dhe letërnjoftimeve.

Kështu siç është publikuar në faqen zyrtare të MPB-së, çmimi i ri i letërnjoftimit do të jetë 1 500 lekë, ndërsa më herët ka qenë 1 000 lekë. Sa i takon pasaportave biometrike, çmimi i ri i tyre do të jetë 7 500 lekë nga 6 000 lekë që ka qenë vitin e shkuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button