☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.17 ▼0.38%
ARI 4,155 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $81,785 ▼ -0.5% ETH $2,402 ▼ -0.47% XRP $1.3009 ▼ -0.6% SOL $104.7000 ▲ +0.49%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.17 ▼0.38 % ARI 4,155 ▼0.13 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.17 ▼0.38 % ARI 4,155 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
20 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Rritja e temperaturave, Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari

Sindikata e Ndërtimtarisë kërkon shtimin e kontrolleve mbi kushtet në të cilat punojnë personat e angazhuar në ndërtimtari.

Kryetari i Sindikatës, Ivan Peshevski apelon për kontrolle të shtuara inspektuese, duke theksuar se në të kaluarën janë vërejtur shumë mangësi në mbrojtjen e punëtorëve dhe respektimin e masave për punë në kushte me temperatura të larta.

“Pamë që në të kaluarën vërtet kishte mangësi të mëdha tek një pjesë e madhe e punëdhënësve, fatkeqësisht tek ata që janë në sektorin privat dhe në ndërtimtari të lartë, ku nuk kemi mjaftueshëm informacione se çfarë ndodh me ata punëtorë, për shkak të arsyes së thjeshtë se nuk kemi një numër të madh anëtarësh atje”, deklaroi Ivan Peshevski, kryetar i Sindikatës së Ndërtimtarisë.Peshevski shton se kushtet aktuale për punë në kantieret e ndërtimit nuk janë mjaftueshëm të përshtatshme për punëtorët. Sipas tij, një pjesë e madhe e të punësuarve punojnë pa kontratë, për shkak të së cilës rrallë vendosin të raportojnë parregullsitë dhe shkeljet e të drejtave të tyre të punës.

“Pjesa më e madhe e tregut nuk është e mbuluar nga Sindikata dhe një pjesë e madhe e atyre punëtorëve punojnë në të zezë, frikësohen të raportojnë për të drejtat e tyre të shkelura nga marrëdhënia e punës, për shkak të arsyes së thjeshtë se kanë frikë të mos e humbin edhe atë punë që e kanë, por kur ndodh ndonjë aksident në punë, atëherë është tashmë vonë si për raportim ashtu edhe për të reaguar sindikata dhe inspektorati i punës”, theksoi Ivan Peshevski, kryetar i Sindikatës së Ndërtimtarisë.

Aktualisht ka mbi 1 mijë kantiere aktivë, ndërsa shteti disponon me 10 deri në 12 inspektorë nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë, të cilët e kanë të vështirë të mbulojnë të gjithë territorin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.