Rritje e qarkullimit të industrisë në tregun e huaj, zvogëlohet qarkullimi i atij vendor
Qarkullimi në industrinë në gjashtë muajt e parë të vitit në krahasim me këtë periudhë të vitit të kaluar shënon rritje prej 9,9 për qind. Rritja është vërejtur në qershor të këtij viti në krahasim me qershorin e vitit të kaluar prej 3,2 për qind dhe në krahasim me majin e vitit të kaluar 0,4 për qind, bëri të ditur Enti shtetëror për statistikë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qarkullimi në industri i realizuar në tregun vendor në qershor të vitit 2016 në krahasim me qershorin e vitit 2015, shënon ulje prej 8,7 për qind, ndërsa indeksi i qarkullimit i realizuar në tregjet e huaja ka rritje prej 6,9 për qind.
Shikuar nëpër sektore, qarkullimi në industri në sektorin Miniera dhe nxjerrje të gurit në qershor të vitit 2016 në krahasim me qershorin e vitit 2015, është në nivel të njëjtë, ndërsa në sektorin industri i përpunimit shënon rritje prej 3,3 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në qershor të vitit 2016, në krahasim me qershorin e vitit 2015 shënon rritje te Prodhimet kapitale për 21,5 për qind dhe Prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 11,5 për qind, përderisa ulje shënon te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 8,8 për qind dhe Prodhimet jo të përhershme për konsum të gjerë për 4,8 për qind.