☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.89 ▲4.27%
ARI 4,335 ▼1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,346 ▲ +2.91% ETH $2,134 ▲ +3.6% XRP $1.4084 ▲ +1.42% SOL $90.1500 ▲ +3.93%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.89 ▲4.27 % ARI 4,335 ▼1.64 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.89 ▲4.27 % ARI 4,335 ▼1.64 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rrjeti i gazit për familjarët, specialistët: Testi i parë në zonën Tiranë-Durrës

Furnizimi i konsumatorit familjar me gaz natyror, që do të vijë përmes gazsjellësit TAP, do të kërkojë mbi 10 vite.

Shqipërisë i duhet një investim i madh për të ndërtuar tubacionet e transmetimit dhe shpërndarjes. Ministria e Energjisë shpreson që në një periudhë afatmesme të kemi një rrjet të tillë së paku për rajonin Durrës-Tiranë. Investimi mund të jetë shtetëror ose privat.

“Shpresojmë që brenda 10 viteve të kemi një rrjet të transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit për familjarët. Kjo do të jetë edhe në varësi të modelit të biznesit që do të ndiqet”, shprehet Dritan Spahiu, drejtori i Hidrokarbureve, MEI.

Element kyç për realizimin e këtij investimi është përdorimi i gazit si alternativë reale e furnizimit me energji, duke ofruar çmime më të lira. Qeveria synon që përfitues të parë të gazit që vjen nga TAP të jenë termocentralet dhe industria.

“Do të kemi prodhimin e energjisë elektrike nga termocentralet me gaz natyror, siç është termocentrali i Vlorës, i cili është klasifikuar si prioritet kryesor. Si dhe do të kemi edhe furnizimin e klientëve industrialë me gaz natyror”, thotë Spahiu.

Shtrirja e rrjetit të shpërndarjes mund të ndihmojë nëse do të ndërtoheshin degëzimet e TAP që do të çonin gazin në Kosovë dhe Mali e Zi, dy projekte që janë ende në fazë studimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.