🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,689 ▼ -1.72% ETH $2,221 ▼ -1.08% XRP $1.3320 ▼ -1.7% SOL $82.5100 ▼ -2.55%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Rroshi: Akuzat ndaj meje, idiotësi pa asnjë vlerë ligjore

Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë ndaj Elvis Rroshit. Ndaj kryebashkiakut të dorëhequr të Kavajës është vendosur masa e sigurisë arrest në shtëpi, masë të cilën ai vetë sërish e quan absurde.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rroshi e quan të padrejtë ndalimin dhe dokumentacionin e përdorur nga prokuroria kundër tij si pa asnjë vlerë ligjore.

“Nxorrën rrugëve letra higjienike pa asnjë vlerë ligjore për të më treguar si kriminel. Avokati im italian, që eshte edhe parlamentar në Itali, me tha kështu si këtu bëhej vetëm ne Kamboxha! Një gjyq pa asnjë lloj prove dhe dokumenti zyrtar, por vetëm idiotësi politike dhe thashetheme gazetash”, thotë ai.

Rroshi shkruan se është krejtësisht i pastër në Itali, pasi dënimi që ka marrë si minoren është fshirë në vitin 2000.

“Pra aty ku jam dënuar, aty jam i pafajshëm, kurse në vendin tim arrestohem vetëm sepse Sali Berisha nuk është dënuar akoma”, shkruan Rroshi.

Lidhur me dëbimin nga Zvicra ai këmbëngul se është dëbuar si mijëra shqiptarë të tjerë pa dokumenta.

“Ça krimi është ky, që edhe ky ligj skandaloz që e kanë bërë ata që duhet të ishin në burg për vrasje njerëzish në bulevard nuk e përmban fare?!”, shprehet ai.

Ai ripërsërit se e gjithçka ndaj tij është sulm politik për të cilin thotë se ja di autorin dhe arsyen se përse.

“O Sali Berisha! Ti nuk e merr dot më Kavajën! Harroje! Dhe mua Elvis Ervin, apo si të duash ti, do më kesh përballë për të të treguar sa herë ka votime, se Kavaja ty të ka dëbuar përgjithmonë!”, mbyll reagimin e vet kryebashkiaku i dorëhequr i Kavajës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.