Rruga Transballkanike, Gjermeni: Dëmshpërblim për të gjithë pronarët
-Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni u ka bërë thirrje qytetarëve të Vlorës që shpronësohen nga rruga Transballkanike të dorëzojnë dokumentat e pronësisë për t’u shpronësuar.
Ministrja Gjermeni doli sot në një deklaratë për mediat për të sqaruar të gjithë qytetarët e Vlorës që preken nga ndërtimi i rrugës Transballkanike se proceduarat e dëmshpërblimit do të vazhdojnë për pronarët dhe për ata qytetarë që nuk kanë legalizuar shtëpitë.
“Qytetarët duhet të paraqiten pranë Bashkisë Vlorë me dokumentacioni si vijon; Certifikatën origjinale të pronësisë së objektit, kartelën e pasurisë të lëshuar brenda 72 orëve nga zyra vendore e Regjistrimi të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, hartën treguese të pasurisë, nr, e llogarisë bankare si dhe dokumet indetifikimi. Pas plotësimit të këtij dokumentacioni do të procedohet direk me derdhjen nga dega e thesari të llogarinë bankare të secilit përfitues të shumë me vendimin e Këshillit Ministrave nr 54 të datës 21 janë të vitit 2015”, shpjegoi Gjermeni.
Po ashtu, Ministrja Gjermeni sqaron se “grupi i dytë janë familjet që posedojnë ndërtime pa leje me funksion banimi të cilen preken nga ndërtimi i këtij projekti madhor. Ky grup qytetarësh do të trajdohen me vendim të Këshillit të ministrave nr 58 të datës 21 Janarë 2015, për trajtimit e disa objekteve që preken nga ndërtimi i rrugës tras-ballkanike me superstradën, Fier-Vlorë me programe sociale të strehimit. Këta qytetarë do të përfitojnë pagesat e qirasë për dy vjet, ndërkohë që për vitin 2015 do të përfitojnë menjëherë pagesën e qirasë për 11 muajt e parë të qirasë. Enti Kombëtarë i Banesave ka hapur një numër llogarie të veçantë pranë Bangës Kombëtare Tregtare Dega Vlorë për të mundësuar tërheqjen e pagesës së qirasë nga këta qytetarët”.
“Të gjithë qytetarët që përfitojnë nga ky fond, duhet të paraqiten paranë zyrave të Entit Kombëtarë të Bashkisë Vlorë dhe të dorëzojë dokumentacionin si më poshtë; dokoment indetifikimi, certifikatë familjare. Enti i Banesas Dega Vlorë, bazuar në kushtet e tyre siciale do të përcaktojnë tipi dhe dhe sipërfaqen e benesës dhe shumën e qirasë mujore. Pas plotësimit të dokumentacionit nga çdo qytetar, Enti Kombëtarë i Banesave Dega Vlorë do të pais qytetarin me një dokumet që i bënë të mundur tërheqjen e menjëhershme të shumës pranë Bankës Tregtare Dega Vlorë. Zyrat e Entit Kombëtarë të Banësave Dega Vlorë është në dispozicion të plotë për qytetarët që përfitojnë qira”, sqaron Gjermeni.