☁️
Tiranë 13°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,817 ▲0.5%
DOW 48,165 ▲0.53%
NASDAQ 22,768 ▲0.59%
NAFTA 97.51 ▲3.28%
ARI 4,818 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,961 ▲ +0.68% ETH $2,203 ▼ -0.67% XRP $1.3504 ▼ -0.44% SOL $83.3500 ▲ +0.04%
S&P 500 6,817 ▲0.5 % DOW 48,165 ▲0.53 % NASDAQ 22,768 ▲0.59 % NAFTA 97.51 ▲3.28 % ARI 4,818 ▲0.85 % S&P 500 6,817 ▲0.5 % DOW 48,165 ▲0.53 % NASDAQ 22,768 ▲0.59 % NAFTA 97.51 ▲3.28 % ARI 4,818 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

Ruçi e Balla takohen me Presidentin e Bundestagut: Gjermania mbështet Shqipërinë në BE

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla u pritën në një takim pune në Gjermani nga Presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble.

Gjatë bashkëbisedimit palët kanë rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Kryetari i Kuvendit Ruçi rishprehu vendosmërinë për të intensifikuar përpjekjet, në mënyrë që të avancohet me agjendën e reformave që lidhen me integrimin në BE, duke listuar si prioritare për vendin: Reformën në Drejtësi, forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Vetting-u, si një proces kurajoz dhe unik po kontribuon për të ndërtuar një sistem drejtësie profesional, të paanshëm dhe me integritet. Reforma në drejtësi i ka tejkaluar pritshmëritë e BE për Konferencën e parë Ndërqeveritare dhe se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë 92 vendime, nga 57 të parashikuara në listën prioritare të gjyqtarëve e prokurorëve. Shumica e organeve të reja të qeverisjes së sistemit janë krijuar ose plotësuar dhe ky proces do të përfundojë brenda pak muajve të ardhshëm. Politika e jashtme e Shqipërisë është një shembull i qartë i afrimit të Shqipërisë me BE, ku në çdo rast Shqipëria ka qenë në një linjë me politikën e jashtme të BE. Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE dhe nënvizoi rëndësinë e një marrëveshjeje të dy vendeve për garantimin e një të ardhmeje europiane. Lidhur me Reformën Zgjedhore është e qartë tashmë se drafti i përgatitur me asistencën e vyer të fondacioneve gjermane Konrad Adenauer dhe Friedrich Ebert, është një dokument integral që adreson plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR. Opozita duhet t’i qëndrojë angazhimit për ta votuar draftin e depozituar”, theksoi Ruçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.