🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 93.15 ▼17.53%
ARI 4,829 ▲3.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,837 ▲ +5.27% ETH $2,254 ▲ +8.29% XRP $1.3805 ▲ +5.9% SOL $84.5300 ▲ +7.03%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.15 ▼17.53 % ARI 4,829 ▲3.08 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.15 ▼17.53 % ARI 4,829 ▲3.08 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Rusia dhe Turqia do të bisedojnë për ndërtimin e gazsjellësit rival të TAP

Rivendosja e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Turqisë ka kthyer vëmendjen edhe te projekti ndërkombëtar “Rrjedha Turke (Turk Akimi)” i transportimit të gazit natyror nga Rusia në Evropë. Gazeta qeveritare SABAH sot ka raportuar se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shprehur se beson që më në fund do të realizohet projekti i gazit natyror “Rrjedha Turke ”dhe se përfundimisht nuk do të jetë problem për Rusinë eksporti i gazit natyror drejt Evropës.

Njëkohësisht edhe Ministri i Energjisë të Rusisë, Aleksandr Novak ka deklaruar dje për mediat “ Procesi i projektit ‘Rrjedha turke’ mund të qartësohet nga takimet paraardhëse. Në lidhje me hartën se ku do të kalojë projekti mund të kemi një marrëveshje në muajin tetor”. Ministri rus Novak njoftoi gjithashtu se komisionet e Rusisë e Turqisë priten ta diskutojnë projektin në Kongresin Botëror të Energjisë që do të mbahet në muajin tetor.

Projekti Rrjedha Turke konsiderohet të jetë i njëjtë me projektin “Rrjedha Jugore” që nuk u pranua ndërtimi i saj nga Bashkimi Evropian (BE). Edhe, përfaqësuesi Amerikan nga Departamenti i Marrëdhënieve Shtetërore të Energjisë Ndërkombëtare, Amos Hochstein në një intervistë që ka dhënë në 23 mars të vitit 2015 për Gazetën turke Hyrrijet ka shprehur se projekti “Rrjedha turke” nuk është veçse projekti i Gazprom “rrjedha e Jugut”.  “Rrjedha turke në fakt nuk është ndryshe nga rrjedha e jugut. Vetëm emri i ka ndryshuar dhe disa rrugë do të jenë ndryshe. Vetëm kaq.” shprehu zyrtari amerikan.  Vlen të theksojmë se harta e projektit të “Rrjedhës Jugore” e linte jashtë Shqipërinë dhe ishte një projekt rival ndaj projektit të Gazsjellësit Trans Anatolian (TANAP) që ka filluar të ndërtohet në vitin 2015.  Edhe Assoc. Dr. Gokturk Tüysüzoglu në një analizë të botuar në një portal akademik ka shprehur se qëllimi i gazësjellësit “Rrjedha Jugore” ka qenë për të nxjerrë jashtë funksionit Gazësjellësin rival TANAP. Megjithatë tashmë TANAP ka filluar të ndërtohet dhe Shqipëria është pjesë e këtij projekti.

“Rrjedha Turke” mund të kalojë në Kosovë

Edhe pse nuk është përfunduar harta e shteteve që do të kalojë gazsjellësi “Rrjedha Turke”, Kosova mund të jetë një nga shtetet që mund të jetë pjesë e këtij projekti. Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare për Energji Ekonomike (IAEE) Prof. Dr. Gurkan Kumbaroglu ka deklaruat më herët në një intervistë për gazetën Star që projekti Rrjedha turke mund të kalojë në Maqedoni-Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.