Rusia, “dhëmb për dhëmb” me Britaninë: Do të dëbojmë diplomatët britanikë
Britania reagoi me masa të ashpra ndëshkuese, pasi Moska refuzoi të shpjegonte faktin sesi një agjent nervor i prodhuar në Rusi u përdor në helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në ishull.
Moska vijon të mohojë përgjegjësinë për atë sulm, madje ministri i Jashtëm rus i quajti akuzat e kryeministres Theresa Mayt si “të papërgjegjshme”.
I pyetur se kur do të realizohen dëbimet, Lavrov citohet të ketë thënë se “së shpejti, por do të ndodhin”. “Ua premtoj këtë gjë”, u ka thënë reporterëve vendas.
Ai thuhet t’u jetë referuar akuzave britanike ndaj Rusisë si “tejet të vrazhda”.
Lavrov tha gjithashtu se qasja e Britanisë së Madhe ndaj kësaj çështjeje është nxitur veçanërisht prej problemeve qeveritare mbi “Brexit”-in.