Bota
Rusia hidhet në kundërsulm: SHBA, laborator armësh biologjike në Gjeorgji
Në deklaratën e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon gjithashtu se, laboratori në Gjeorgji është pjesë e një rrjeti laboratorik të Shteteve të Bashkuara shumë pranë kufijve të Rusisë dhe Kinës.
Deklarata është bazuar kryesisht në materialet e ofruara nga ish-ministri gjeorgjian për Sigurinë Kombëtare, Igor Giorgadze. Ai është shprehur se laboratori në Gjeorgji është duke u menaxhuar nga Qendra “Lugar” për Studime të Shëndetit Publik.
Gjithsesi, zyrtarë amerikanë dhe gjeorgjianë i kanë hedhur poshtë prej një muaji pretendimet e Giorgadzes, ndërsa këtë të enjte, Ambasada amerikane në Gjeorgji nuk ka bërë asnjë koment pas akuzës së Rusisë.