Rusia kundërshton rezolutën e OKB, kërkohej mbrojtja e civilëve: Vendim politik!
Rezoluta, e miratuar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, siguroi 140 vota pro nga 193 në total.
Katër shtete – Siria, Bjellorusia, Koreja Veriore dhe Eritrea – iu bashkuan Moskën me votën e tyre kundër ndërsa 38 shtete abstenuan. Rezoluta “kërkon ndalje të menjëhershme të armiqësive nga Federata Ruse kundër Ukrainës, në veçanti për sulmet kundër civilëve apo objekteve civile”.
Në të kërkohet edhe mbrojtja e civilëve, stafit mjekësor, punëtorëve për ndihma dhe gazetarëve. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese, por kanë peshë politike. Një rezolutë e ngjashme jodetyruese, e iniciuar nga Shqipëria e SHBA, u aprovua edhe në 2 mars me 141 vota, në të cilën i kërkohej Rusisë që të ndalë përdorimin e forcës.
Ukraina dhe vendet aleate e kanë akuzuar Moskën se është duke shënjestruar civilët pa dallim dhe është duke shënjestruar objektet ku po strehohen njerëzit, por ajo e mohon një gjë të tillë.