roze
Sa “e turpshme” është Kim Kardashian!
Ishte në qendër të polemikave pas publikimit të fotove nudo të hënën dhe të martën, ndërsa tashmë duket se Kim është vënë në “siklet” dhe është shfaqur të enjte e mbuluar e tëra.
Kim është fotografuar së bashku me motrën e saj Kourtney Kardashian me të cilën ka drekuar në një restorant në Thousand Oaks, në Kaliforni.
35-vjeçarja kësaj radhe ishte mbuluar thuajse e tëra me një veshje të zezë që i rrinte ngjitur pas trupit, duke i treguar format, të cilat çdo ditë e më shumë duket se po e detyrojnë Kim-in të publikojë foto nga e kaluara e saj.