🌧️
Tiranë 9°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.49 ▲1.08%
ARI 4,756 ▼2.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,398 ▼ -4.82% ETH $2,178 ▼ -6.19% XRP $1.4672 ▼ -3.67% SOL $89.8200 ▼ -4.69%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.49 ▲1.08 % ARI 4,756 ▼2.86 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.49 ▲1.08 % ARI 4,756 ▼2.86 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Kosova

Sa më parë Ligji për Amnistinë

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, kryesuar nga kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar propozimet për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës, të propozuar nga Qeveria. Duke theksuar faktin se emrat e propozuar nuk janë konform ligjit, Komisioni vendosi që ta ftojë në mbledhje ministrin e Drejtësisë për sqarime shtesë.

Më tej, Komisioni ka shqyrtuar dhe përkrahur Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Me këtë rast, u theksua se Komisioni ka realizuar vizita në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe në Lipjan, ndërkaq u shpalosën të gjeturat gjatë mbikëqyrjes së këtij ligji. Problemet me të cilat përballen të parabugosurit dhe të burgosurit janë: mungesa e Ligjit për Amnistinë, mosfunksionimi dhe parregullësitë për panelin për lirim me kusht dhe qasja joserioze kundruall shqyrtimit të kërkesave për lirim me kusht, mbajtja në paraburgim për një kohë të gjatë në pritje të gjykimit, si dhe vendosja e të paraburgosurve në këtë institucion që do të duhej të ishte i ndarë, mosfunksionimi i institucionit të faljes, moszbatimi Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, etj.

Mes tjerash Komisioni ka rekomanduar që të fillojë nisma për nxjerrjen e Ligjit për Amnistinë, të rishikohen dispozitat e ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale që ka të bëjë me përbërjen e panelit për lirim me kusht, të sigurohet objekti i ndarë për të paraburgosurit, të ketë trajtim më serioz në raport me kërkesat për faljen nga Presidenti, si dhe të rishikohen dispozitat e Ligjit për Kodin e Drejtësisë, që ka të bëjë me paraburgimin dhe shqiptimin e dyfishtë të masave për të miturit nga ana e gjykatave.

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

1 Koment

  • EMIGRANTI. 19 May 2015, 12:19

    Zonja   krytare  e  komisjonit,  beni  mire   qe   pregatisni    ligje  te  tilla,  pore   beni  figure  te  keqe  kure  ju  shikojme  qe  ne   tavolinen   e  punes   ,  te  lejoni  e  te   mbani  kafe  dhe  uje.  Nuke  e   ka  ka  luksin    Kosova  dhe  SHqiperia    te kete     salltanete  te  kesaj  natyre.  Ne  vend  qe  te  ulen  shpenzimet  e   parlamenteve ,  sepse   po marin  nga    2 -  rroga    mujore   deputetet, sepse, keshtu  u  intereson   parlamentareve,  per  te  perfituar  sa   me  shume   gjate  legjislatures.  Vecanerisht  ne  kushtet  ekonomike  te    SHqiperis  dhe  Kosoves  ne  vend  qe  keto  shpenzime   te  reduktoheshin,  ato  jane  shtuar.  Edhe  uji  dhe  kafeja  ne  tryezen  tuaj  eshte  ne   vargun  e  shpenzimeve  dhe  perfitimeve    te  padrejta.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.