☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,132 ▲ +0.06% ETH $2,262 ▲ +0.65% XRP $1.3529 ▼ -0.2% SOL $84.7800 ▼ -0.2%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Muzike

Saimir Pirgu: Nën lëkurën e Dukës së Mantovës

Tenori shqiptar një udhëtim në pesë operat e njohura botërore, nga Verona në Londër, i veshur me rrobat e Dukës së Mantovës

I veshur me mantelin e gjatë të kuq, me një zë që depërtonte tej skenës së Royal Opera House në Londër, Saimir Pirgu e bëri publikun të kujtonte gjatë personazhin e Dukës së Mantovës. Ai dukej sikur ishte arratisur nga libreti i Viktor Hygo, dhe kishte zbritur në epokën tonë. “La donna mobile” refreni i kësaj opere do të emociononte nën interpretimin e tenorit shqiptar. Por, ajo çfarë mediat angleze do të veçonin ishte karakteri i Dukës, këtij personazhi të njohur për çdo teatër në botë, të cilin artisti shqiptar duket se e kishte ringjallur. Ka një personazh në jetën e çdo artisti, të cilit ai i hyn më lehtë nën lëkurë, një personazh me të cilin bëhesh i njëjtë menjëherë, jeta e të cilit të duket sikur e ke jetuar kaq herë. I tillë është dhe personazhi i Dukës së Mantovës për tenorin shqiptar Saimir Pirgu. Në faqen e tij në Facebook artisti ka postuar pesë foto, nga pesë interpretime të ndryshme që i ka bërë këtij personazhi në teatro të rëndësishme në botë. Foto që tregojnë dhe preferencën e artistit për këtë personazh, të cilin ia kanë besuar regjisorë të ndryshëm. Nuk është vetëm teatri i Londrës, ku manteli i kuq i Dukës së Mantovës do të befasonte publikun. Në Opernhaus në Zyrih, Duka i Pirgut i ngjason një djali rebel të kohëve të sotme. Ai ka veshur xhaketë dhe pantallona të zeza, krejt ndryshe nga veshja që ky personazh do të kishte në operën e Veronës. Loja që ai sjell në Zyrih duket krejt ndryshe. Pirgu futet thellë në karakter duke sjellë pasionin e këtij personazhi për aventurat, por dhe arrogancën e tij. Skenografia është krejt ndryshe në skenën e Zyrihut, ku pallati luksoz i Dukës është shndërruar në një hapësirë të re bashkëkohore, ku luhet loja e politikës së re. Ndaj Duka nuk është veshur si aristokrat, por si një burrë që do t’i duhet t’i bëjë ballë kësaj situate, ashtu me xhaketën e tij të thjeshtë. Mbresëlënës është dhe interpretimi që Pirgu i ka bërë këtij personazhi në operën e Veronës, ku interpretoi menjëherë pas rolit të Alfredos përkrah Plaçido Domingos në Metropolitan Opera në Nju Jork. Mediat italiane e quajnë “Dukën e Mantovës” si rolin e tij. Në Verona, duka që Pirgu ngjiti në skenë i ngjason portretit tradicional që jemi mësuar ta shohim këtë personazh. Veshja e gjatë dhe këmisha e bardhë me gjoksin e hapur që tregon shpesh tensionin që ndien teksa është në tension. Në Lisbonë, Duka nuk ka si të mos vishet me veshjen e kohës për një politikan të këtij vendi. Kostumi ushtarak dhe vështrimi i përqendruar diku, tregojnë gjithë psikologjinë e këtij personazhi që Hygo e realizoi me aq kujdes. Në Vjenë, duka i Mantovës ka veshur një kostum elegant që duket se është bërë me kujdes në pallatet e mëdha ku ruhet historia. Pesë fotot e publikuara nga Pirgu, kanë zgjuar kureshtjen e fansave dhe miqve të tij. Sopranoja Eva Golemi veçon mes tyre dukën e ngjitur në skenën e Teatrit të Veronës. “Të gjitha fotot janë shumë të bukura, dhe gjithsecila ka sharmin e vet. Po mua personalisht më pëlqen fotoja në “Arena di Verona”, shkruan Golemi. Pavarësisht veshjeve të ndryshme që ka Duka i Mantovës, ky personazh që vazhdon të grish imagjinatën e çdo regjisori që vë në skenë “Rigoletton”, duket se ka gjetur me tenorin shqiptar trupin më të mirë ku mund të qëndrojë. Pirgu e ngjall këtë personazh jo thjesht përmes zërit, por dhe përmes lojës aktoriale, duke e sjellë karakterin e tij ashtu si Viktor Hygo e përshkroi shekuj më parë. Saimir Pirgu konsiderohet si një nga artistët më të mirë të opera sot. Më 16 maj, ai interpretoi në skenën e Royal Opera në Londër, rolin e Shepherd tek opera “King Roger”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.