☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 114.27 ▲2.45%
ARI 4,635 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,028 ▲ +2.58% ETH $2,113 ▲ +2.34% XRP $1.3260 ▲ +0.81% SOL $81.9300 ▲ +1.37%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.27 ▲2.45 % ARI 4,635 ▼0.96 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.27 ▲2.45 % ARI 4,635 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Opinion

Sajesa ‘Beleri’ që qelb sistemin ligjor, politik e demokratik

Nga YLLI MANJANI

Më vjen mirë që media dhe opinioni po fillon të kuptojë,nga pak e çdo ditë,se çështja Beleri është sajesë e shëmtuar.

Kam 7 muaj që kam denoncuar se Fredi Beleri mbahet në burg me një sërë sajesash të trasha, haptazi antiligj.

Fredi Beleri, për më tepër i zgjedhur nga himariotet si Kryetar i Bashkisë u burgos, 2 ditë para votimeve me këto sajesa:

1. Një akt flagrance ku nuk kishte asnjë flagrancë.

2. Me një akt provokimi policor, thellësisht antiligjor.

3. Me një dëshmi të rreme të një personi që nuk dëshmon dot në një sallë gjyqi.

4. Mbi disa kartëmonedha, ku nuk u gjet asnjë gjurmë gishti e Fredi Belerit apo staffit të tij.

5. Me një dëshmi penaliteti të fallsifikuar nga policia dhe prokuroria e Vlorës.

6. Nga një gjykatë dhe prokurori jo kompetente. Korrupsionin zgjedhor e heton vetëm SPAK dhe jo prokuroria e Vlorës.

Pa harruar që arresti ndaj tij u parapri me deklaratën publike të Edi Ramës “do merrem personalisht me të”.

Kam 7 muaj që i them këto gjera, por shumë merreshin me mua jo me faktet skandaloze që dëmtojnë proçesin e rregullt ligjor.  Se ma ka bërë nëna Fredi Belerin mua…. pffff

Hapni sytë e veshët o njerëz se sot është Beleri, nesër e ke radhën ti.

Kjo nuk është as çështje e Greqisë, por krejt e jona.

Ndjekja penale ndaj Belerit është qartësisht politike dhe krejt pa lidhje me procesin e rregullt ligjor.

Sidoqoftë, më vjen mirë, që qoftë edhe pse me vonesë dhe me pikatore po rroken elementët e fallsitetit të një çështje të sajuar trashë dhe kundër çdo ligji të shkruar.

Qartësisht Fredi Beleri mbahet në burg për politikë dhe jo për krim zgjedhor. Nëse kjo njerëzve u duket drejtësi, të bëhen gati se do t’u kërcasë tek dera e tyre.

Por kjo çështje kutërbon!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.