Sali Berisha, si një klandestin në zgjedhjet e 14 majit
Nga Carlo Bollino
Berisha nuk ka asnjë autoritet formal as drejt kandidatëve të tij që vazhdojnë ta ndjekin (të paktën deri tani) si akt të thjeshtë besueshmërie personale, si mund ta bëjë një cetë ushtarësh komandanti i të cilëve është përjashtuar nga ushtria. Luftojnë sikur të ishin jetimë që Ilir Meta ka mbledhur në shtëpinë e tij. Po cfarë të ardhme kanë?
As “par condicio” e futur në kodin zgjedhor që i imponon televizioneve rregulla dhe kohë kushtuar forcave të ndryshme politike, i ofron që sot ndonjë tutelë Sali Berishës, që duke mos qenë kandidat dhe as përfaqësues i ndonjë partie, nuk mund të pretëndojë asnjë hapësirë. Kushedi nëse nuk është vërtetë momenti, që, pasi ka pushtuar gjithë ekranet gjatë fushatës së Foltores deri më sot, më në fund, fytyra e Berishës të mos shfaqet më nga shumë televizione gjatë kësaj fushate zgjedhore, duke i lënë kështu shikueshmëri të paktën kandidatëve të tij që janë gati të panjohur për shumicën e shqiptarëve edhe si emra dhe si pamje.
Në këtë gjendje katastrofike, ish presidenti i republikës dhe ish kryeministri, premton “një fitore pa precedent”. Një strategji e parë dhe e stërparë në cdo prag zgjedhjesh, pasi sa herë është treguar i sigurtë për suksesin, pastaj është justifikuar me humbjen duke akuzuar fituesit se kanë manipuluar rezultatet. Berisha luan përherë me letra të manipuluara, por këtë herë manipulimi është aq i dukshëm, sa nuk do t’i vlejë për asgjë. Berisha do t’i humbë dukshëm zgjedhjet e ardhshme dhe për faj të tij do t’i humbasë edhe Partia Demokratike duke i dhuruar energji të re Edi Ramës dhe baza të forta për të fituar edhe mandatin e katërt.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.