☁️
Tiranë 19°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.88 ▼0.67%
ARI 4,197 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,012 ▼ -1.34% ETH $2,481 ▼ -3.75% XRP $1.3890 ▼ -2.5% SOL $109.7400 ▼ -5.77%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.88 ▼0.67 % ARI 4,197 ▲0.96 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.88 ▼0.67 % ARI 4,197 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Politika

Salianji ankohet në organet e PD: Përjashtimi im, i pavlefshëm! Berishës i ka mbaruar mandati

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ankimuar zyrtarisht vendimin për përjashtimin e tij nga gara për kryetar të PD-së, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe në kundërshtim me statutin e partisë.

Në kërkesën drejtuar kryesisë së PD-së, Salianji pretendon se nuk është njoftuar zyrtarisht për asnjë masë disiplinore ndaj tij dhe se nuk i është pranuar dokumentacioni i kandidimit. Sipas tij, përfaqësuesit e tij janë penguar të dorëzojnë dokumentet në seli, duke u detyruar t’i dërgojnë ato me postë dhe email.

Ai kundërshton gjithashtu deklaratat e sekretarit ligjor të PD-së, Ivi Kaso, i cili është shprehur se Salianji nuk plotëson kriteret për kandidim pasi nuk është më anëtar i partisë për shkak të pretendimeve për lidhje të papërshtatshme me persona të krimit të organizuar.

Salianji i mohon këto akuza dhe kërkon që çdo pretendim ndaj tij të bëhet publik dhe të mbështetet me prova, duke theksuar se nuk ekziston asnjë vendim i zbardhur për përjashtimin e tij.

Në kërkesën e tij, ai ka ngritur gjithashtu pretendime për procesin zgjedhor në PD, duke argumentuar se kandidimi i Sali Berishës bie ndesh me statutin e partisë, pasi sipas tij mandati i kryetarit ka përfunduar pas zgjedhjeve të vitit 2025 dhe nuk lejohet rikandidimi.

Salianji kërkon shpalljen të pavlefshme të çdo vendimi për përjashtimin e tij, anulimin e vendimit të KOKOE-së dhe shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të marra nga kryesia e PD-së.

Pjesë nga ankimimi:

– Konstatimin e pavlefshmërirë së veprimit juridik (i ndërmarrë me veprime konkludente) të ndërmarrë nga ana e Kryesisë apo organeve të tjera kolegjiale të Partisë Demokratike për marrjen e masës disiplinore të “Përjashtimit” të Anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

– Konstatimin e pavlefshmërisë së Vendimit me Nr.120 datë 01.05.2026 të KOMISIONIT TË ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TË OPERACIONEVE ELEKTORALE.

– Shqyrtimin e përputhshmërisë me statutin të Vendimit… (pa datë dhe pa numër) të Kryesisë së PDSH-së të “Përjashtimit” të Anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.