roze
Salma Hayek poston foto të shkuar
Salma Hayek është e njohur për pamjen e saj dhe trupin perfekt. Por edhe pse nuk mund të jetë aq e dobët sa ka qënë dikur, thotë se është akoma më e lumtur.
Aktorja 49-vjeçare ka postuar një foto të shumë viteve para në Instagram, ku ka veshur bikini të bardha.
Fotoja është bërë shumë vite më parë, ku Salma tregon trupin e tonifikuar, dhe barkun e sheshtë, kuptohet shumë kohë para shtatzënisë së saj.
Pavarësisht se shumë gra do të kishin dashur një trup të tillë, Salma thotë se ajo tani është më shumë e lumtur.
“Ky ishte beli im para shtatzënisë. Tani nuk është i njëjti, por jeta ime është më e mirë”, shkruan Salma në diçiturën e fotos. Ajo është nënë e një vajze 8-vjeçare, Valentina, e cila lindi në 2007.