Sam Shure dhe artistë shqiptarë sollën energjinë e Berlinit në Tiranë
Muzika elektronike, arti bashkëkohor, ekspozita, tradita dhe gastronomia gjermane ishin pjesë e jetës kulturore të Tiranës gjatë pesë ditëve të Javës Kulturore Gjermane 2026.
Aktivitetet u zhvilluan nga 2 deri më 6 tetor, duke sjellë një program të larmishëm për publikun shqiptar dhe duke krijuar hapësira për njohjen dhe përjetimin e kulturës gjermane në kryeqytet.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se Java Kulturore Gjermane kulmoi me Park Party, ku Sam Shure dhe artistët shqiptarë sollën energjinë e Berlinit në zemër të Tiranës, duke e kthyer Parkun Europa në një pistë të madhe kërcimi nën qiell të hapur.
“Një festë e muzikës dhe kulturës urbane që bashkoi dy skena artistike dhe dëshmoi fuqinë e kulturës për të krijuar ura mes vendeve dhe njerëzve”, tha Gonxhja.
Java Kulturore Gjermane solli në Tiranë një ndërthurje të muzikës, artit bashkëkohor, ekspozitave, traditave dhe shijeve të gastronomisë gjermane, në një program që do të shtrihet përgjatë pesë ditëve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.