Bllokimi i minatorëve në minierën e Trepçës, ministrja Rizvanolli jep detaje
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas raportimeve se një defekt në furnizimin me energji elektrike në minierën e “Trepçës” në Stantërg ka lënë të ngujuar 63 minatorë.
Sipas informatave nga menaxhmenti i “Trepçës”, minatorët që ndodhen brenda minierës janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00.
Ndërkohë, ekipet teknike janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike në minierë.
Sipas menaxhmentit, po organizohet edhe dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente.
Në vendngjarje ndodhet menaxhmenti i “Trepçës”, ndërsa për situatën janë angazhuar edhe ekipet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit.
Ministrja Rizvanolli ka bërë të ditur se është duke u ndjekur nga afër situata në minierë dhe se prioritet mbetet siguria e minatorëve./Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.