Sam Smith nuk flet dot
Sam Smith i është dashur të ndërpresë turneun e tij në Australi, për shkak të problemeve me fytin. Këngëtari ka bërë një postim për t’u treguar fansave rreth gjendjes së tij shëndetësore dhe i ka falenderuar ata për mbështetjen.
Ai ka publikuar një fotografi në Instagram dhe, përmes mbishkrimit të bërë, ka zbuluar se nuk ka folur asnjë fjalë për 3 ditë rresht.
“Doja t’jua bëja të ditur të gjithë fansave të mi se jam mirë. Po relaksohem momentalisht dhe ndodhem diku në mes të Australisë pa telefon, pa laptop dhe nuk kam folur asnjë fjalë për tre ditë rresht”, shkroi Smith në rrjetin social.
“Po bëj më të mirën e mundshme për të marrë veten dhe të jem gati për të kënduar javës tjetër. Kjo situatë që po kaloj më ka bërë të kuptoj se sa shumë e dua atë që bëj dhe se sa shumë më mungon skena”, shtoi këngëtari britanik.