☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 01 July 2026
S&P 500 7,499 ▲0.79%
DOW 52,319 ▲0.26%
NASDAQ 26,214 ▲1.52%
NAFTA 69.87 ▲0.53%
ARI 3,999 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $59,041 ▼ -1.65% ETH $1,585 ▼ -0.55% XRP $1.0454 ▼ -0.61% SOL $74.7300 ▲ +0.03%
S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 69.87 ▲0.53 % ARI 3,999 ▼0.98 % S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 69.87 ▲0.53 % ARI 3,999 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
01 Jul 2026
Breaking
Politika

Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, gazetarja e RTSH-së raporton nga Mali i Zi

Mbahet sot samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi, me temë qendrore “Prosperiteti dhe Stabiliteti i Përbashkët i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”. Në këtë takim të nivelit të lartë marrin pjesë Kryeministri Edi Rama, liderët e vendeve të rajonit, si dhe drejtuesit kryesorë të Bashkimit Europian.

Gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani, raporton nga porti i Montenegros, aty ku do zhvillohet samiti i radhës mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Sipas gazetares, Mali i Zi, vendi organizator i samitit, “ndodhet shumë pranë anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian, ndërsa Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të integrimit, me pritshmëri për mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave në javët në vijim”.

Sakaq, Kryeministri Edi Rama i është bashkuar pasditën e djeshme punimeve të këtij samiti, në një darkë të shtruar nga presidenti i Malit të Zi së bashku me liderët e tjerë të unionit, por edhe liderët e Ballkanit Perëndimor, duke u ndalur kryesisht sikurse thotë gazetarja tek integrimi i vendeve tona në union, por natyrisht edhe një marrëdhënie më e ngushtë mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian deri në anëtarësimin e plotë të gjashtë vendeve tona në union.

Gazetarja bën të ditur se Kryeministri Rama pritet të zhvillojë edhe takime dypalëshe, ndërsa deri tani janë konfirmuar një takim me Kryeministrin e Irlandës dhe një tjetër pas seancës plenare. Liderët, të akomoduar kryesisht në këtë zonë elitare, do të bashkohen rreth orës 10:30, me mbërritjen e tyre në vendin ku do të mbahet samiti. Më pas do të jetë fotoja familjare dhe seanca plenare, ku do të jenë të pranishëm vetëm liderët, e cila do të zhvillohet rreth orës 12:00.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit të tij këtu, thotë gazetarja, kryeministri Rama ka shfaqur interesin e medias kombëtare malazeze, e cila parashikohet të realizojë edhe një intervistë me kryeministrin sa i takon jo vetëm marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, por edhe asaj çka është më e rëndësishmja në kuadër të mbështetjes së Bashkimit Europian nëpërmjet Planit të Rritjes, sa i takon projekteve të përbashkëta rajonale.

“Ndër projektet më të rëndësishme mbetet ndërtimi i urës mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Shqipërinë dhe Malin e Zi, duke afruar më tej Ulqinin, Shkodrën dhe Velipojën dhe duke krijuar një korridor të ri zhvillimi ekonomik dhe turistik .Në vëmendje janë edhe projektet e tjera ndërkufitare mes dy vendeve, përfshirë investimet e Bashkimit Europian në zonën Velipojë–Ulqin, si dhe projekti i hekurudhës që synon të lidhë Malin e Zi me Shqipërinë dhe më pas me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha gazetarja.

Samiti i Tivatit zhvillohet gjashtë muaj pas takimit të Brukselit dhe konsiderohet një moment i rëndësishëm për avancimin e procesit të integrimit europian të vendeve të rajonit, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik mes tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.