Sandra Bullock, femra më e bukur në botë
Revista amerikane “People” ka zgjedhur femrën më të bukur në botë për vitin 2015 dhe ajo është aktorja, Sandra Bullock.
Në listën e revistës bënin pjesë edhe femra të tjera të famshme si, Vanessa Hudgens, Ariana Grande, Jenna Dewan, Gigi Hadid dhe Gabrielle Union, por në krye të kësaj liste doli aktorja 50-vjeçare.
“Në fakt, unë thash, ‘kjo është qesharake’. Për mua njerëz të bukur janë ata që nuk përpiqen të jenë të tillë”, ka thënë ajo për “People”, duke shtuar me ironi, “nuk i kam treguar askujt për këtë”.
Sandra Bullock është një ndër aktoret më aktive të gjeneratës së saj dhe një ndër personazhet më të dashura për publikun. Një grua shumë e vendosur me një bukuri të thjeshtë, por shumë origjinale. Aktorja gjatë karrierës së saj është vlerësuar edhe me një çmim Oskar.
Sandra Bullock u bë e famshme me rolet e saj në filmat “Crash”, “Miss Detective”, “Speed” dhe shumë të tjerë.