Ekonomia

Sarandë/ AKU gjobit subjektet që tregtonin produkte jashtë kritereve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka gjobitur të martën në qytetin e Sarandës, disa subjekte që tregtonin produkte shtazore jashtë kritereve të sigurisë ushqimore, kryesisht pa vulë veterinare.

tregetim-mishi-Lushnje-1AKU, përmes një njoftimi për shtyp, bëri të ditur sot, se gjobat erdhën gjatë kontrolleve në pikat e tregtimit me shumicë e pakicë në qytetin jugor të Sarandës, ndërsa është bërë edhe sekuestrimi i këtyre produkteve.

Aksioni i AKU-së, në Sarandë, pritet të vijoj edhe në ditët e ardhshme, ndërsa kontrollet  do të përqendrohen tek data e skadencës se produkteve ushqimore  të amballazhuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button