🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,813 ▼0.17%
DOW 47,880 ▼0.63%
NASDAQ 22,888 ▲0.29%
NAFTA 95.93 ▼1.98%
ARI 4,787 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,952 ▲ +1.08% ETH $2,246 ▲ +1.2% XRP $1.3620 ▲ +0.35% SOL $85.1700 ▲ +1.27%
S&P 500 6,813 ▼0.17 % DOW 47,880 ▼0.63 % NASDAQ 22,888 ▲0.29 % NAFTA 95.93 ▼1.98 % ARI 4,787 ▼0.65 % S&P 500 6,813 ▼0.17 % DOW 47,880 ▼0.63 % NASDAQ 22,888 ▲0.29 % NAFTA 95.93 ▼1.98 % ARI 4,787 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Politika

Schütz: Opozita të heqë dorë nga qëndrimi bllokues, miratoni reformën zgjedhore

“Ne presim që të gjithë grupet parlamentare, duke përfshirë edhe opozitën të heqin dorë nga qëndrimi bllokues dhe të kthehen në Parlament për të vijuar menjëherë me reformën zgjedhore”, tha sot ambasadorja gjermane Susanne Schütz në takimin e Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, mbajtur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Ambasadorja Susanne Schütz tha se “ne përshëndesim faktin që procesi i reformës zgjedhore po përparon nëpërmjet paraqitjes këtu ditën e sotme të një dokumenti pune”.

“Qeveria Federale Gjermane, Bundestag-u Gjerman dhe Bashkimi Europian kanë nënvizuar në mënyrë të përsëritur rëndësinë, të cilën ata i kushtojnë zbatimit të Rekomandimeve të OSBE/ODHIR në lidhje me kodin zgjedhor shqiptar. Gjermania mbështet financiarisht punën e ekspertëve të pavarur në procesin e reformës zgjedhore”, tha ambasadorja.

Diplomatja gjermane theksoi se “reforma e Kodit Zgjedhor shqiptar u theksua nga vendet anëtare të Bashkimit Europian në Këshillin e Përgjithshëm në muajin qershor si një hap i rëndësishëm për integrimin europian të Shqipërisë”.

“Duke pasur parasysh vendimin për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit vitin që vjen, është e rëndësishme që të mos humbni kohë. Ne presim që të gjithë grupet parlamentare, duke përfshirë edhe opozitën të heqin dorë nga qëndrimi bllokues dhe të kthehen në Parlament për të vijuar menjëherë me reformën zgjedhore dhe për ta bërë atë të zbatueshme deri në zgjedhjet e ardhshme vendore”, apeloi ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.