🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,754 ▼0.61%
DOW 51,130 ▼0.1%
NASDAQ 27,170 ▼1.34%
NAFTA 91.74 ▲3.92%
ARI 4,151 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,529 ▼ -2.14% ETH $2,448 ▼ -4.3% XRP $1.3620 ▼ -4.29% SOL $107.9400 ▼ -7.2%
S&P 500 7,754 ▼0.61 % DOW 51,130 ▼0.1 % NASDAQ 27,170 ▼1.34 % NAFTA 91.74 ▲3.92 % ARI 4,151 ▲0.25 % S&P 500 7,754 ▼0.61 % DOW 51,130 ▼0.1 % NASDAQ 27,170 ▼1.34 % NAFTA 91.74 ▲3.92 % ARI 4,151 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Politika

“Së shpejti do të vijë lajmi i ri”, Rama për rezolutën e integrimit: Opozita e ka kuptuar se bllokimi nuk ekziston

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në “Shënimet e Javës” votën pro të opozitës shqiptare në Kuvend lidhur me rezolutën për integrimin.

Rama thekson se opozita e ka kuptuar që procesi i integrimit është i pandalshëm dhe bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston.

Po ashtu kreu i qeverisë paralajmëroi një lajm të ri, atë të kapërcimit në fazën tjetër të procesit dhe do të hapet edhe rruga për fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave.

“Shënimi i fundit është për diçka të mirëseardhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku befasisht, por e përsëris pozitivisht, forcat opozitare të Kuvendit të Shqipërisë u bashkuan me shumicën qeverisëse për një rezolutë të lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Më vjen mirë realisht që ndodhi diçka e tillë. Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme, prapë se prapë, është një herë me vlerën e vet dhe më vjen mirë po ashtu që, me sa unë kuptoj, e kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm, që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston, që së shpejti do të vijë edhe lajmi i ri dhe i mirë, si të gjitha lajmet për hapjen e kapitujve, të kapërcimit në fazën tjetër të procesit dhe do të hapet edhe rruga për fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave. Kështu që bashkimi, sado i befasishëm dhe sado i ngutur në “varkën e Shqipërisë europiane”, ku ne jemi aty prej kohësh dhe ku vendin e kanë gjithmonë aty, është plotësisht i mirëseardhur”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.