☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,978 ▼ -2.47% ETH $2,237 ▼ -1.57% XRP $1.2538 ▲ +0.49% SOL $95.8500 ▼ -1.35%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Seanca e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit -do të ndiqet në ekran të madh në Prishtinë

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati ka bërë të ditur se Komuna në bashkëpunim me platformën “Liria ka Emër”, do të organizojë transmetimin e drejtpërdrejtë të seancës së aktgjykimit në një ekran të madh të vendosur në sheshin “Skënderbeu”.

Musmurati në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ekrani do të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët, të cilët do të kenë mundësi ta ndjekin live seancën e gjykimit më 16 shtator, e cila pritet të nisë në orën 10:00.

“Komuna së bashku me platformën ‘Liria ka Emër’ do të organizojnë një ekran të madh që do të jetë i vendosur në sheshin ‘Skënderbeu’ dhe pastaj aty do të kenë qasje të gjithë qytetarët ta shohin seancën live të gjykimit, i cili do të fillojë në orën dhjetë”, ka deklaruar Musmurati.

Ajo ka bërë të ditur se nëse ka edhe organizime të tjera që do të zhvillohen, do të bëhen publike në vazhdimësi.

“Ky është organizimi të cilin do ta bëjmë, por ndërkohë që ka edhe organizime të tjera që do t’i organizojmë, do t’i bëjmë të ditura në vazhdimësi”, ka shtuar nënkryetarja e Prishtinës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.