☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 97.02 ▲1.01%
ARI 4,426 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,889 ▼ -1.26% ETH $2,465 ▼ -0.8% XRP $1.3760 ▼ -3.15% SOL $101.0900 ▼ -2.54%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.02 ▲1.01 % ARI 4,426 ▼0.79 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.02 ▲1.01 % ARI 4,426 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Kosova

Rriten përsëri çmimet e konsumit në Kosovë, inflacioni arrin 7.3%

Çmimet e konsumit u rritën për 7.3% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ndërsa vetëm brenda një muaji inflacioni u rrit me 1.3%. Rritjet më të mëdha vjetore u regjistruan te transporti, strehimi dhe shërbimet e akomodimit

Shkalla e rritjes së çmimeve të konsumit në Kosovë ka arritur në 7.3 për qind në gusht të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa vetëm gjatë një muaji çmimet janë rritur për 1.3 për qind.

Sipas ASK-së, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në gusht 2026 ishte 7.3 për qind më i lartë se në gushtin e vitit 2025. Agjencia thekson se rritja vjetore e çmimeve është ndikuar nga pothuajse të gjitha grupet kryesore të konsumit, me përjashtim të shërbimeve arsimore, ku është regjistruar rënie.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 7,3 % në muajin gusht 2026, krahasuar me muajin gusht 2025. Inflacioni mujor ishte 1,3 % në muajin gusht 2026”, thuhet në publikimin e ASK-së.

Rritja më e madhe vjetore është regjistruar në grupin transport, ku çmimet në gusht 2026 ishin 21.1 për qind më të larta se një vit më parë. Ky grup ka pasur një ndikim të konsiderueshëm edhe në rritjen mujore të inflacionit, pasi vetëm nga korriku në gusht çmimet e transportit janë rritur për 4.6 për qind.

Pas transportit, një tjetër rritje e theksuar është regjistruar në grupin strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse, ku çmimet janë rritur për 11.8 për qind në bazë vjetore. Në bazë mujore, ky grup ka shënuar rritje prej 0.8 për qind.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se rritje të çmimeve janë regjistruar edhe në disa kategori të tjera të rëndësishme për shpenzimet e familjeve.

Restorantet dhe shërbimet e akomodimit kanë shënuar rritje vjetore prej 5.4 për qind, ndërsa pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët janë shtrenjtuar për 5.1 për qind.

Në grupin e shëndetësisë, rritja vjetore ishte 4.2 për qind, ndërsa kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme janë rritur për 3.8 për qind.

Çmimet e mobiljeve, pajisjeve shtëpiake dhe mirëmbajtjes rutinore të shtëpisë janë rritur për 3.4 për qind, po aq sa edhe çmimet në grupin rekreacion, sport dhe kulturë.

Ndërkohë, veshjet dhe këpucët janë shtrenjtuar për 3.0 për qind, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike kanë shënuar rritje vjetore prej 2.6 për qind.

Një nga kategoritë me rritjen më të ulët ka qenë informacioni dhe komunikimi, me një rritje prej vetëm 0.6 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

Në anën tjetër, ASK ka regjistruar edhe një kategori ku çmimet kanë rënë. Bëhet fjalë për shërbimet arsimore, të cilat në gusht 2026 kanë shënuar rënie prej 0.5 për qind krahasuar me gushtin 2025.

Në total, sipas të dhënave të ASK-së, rritja prej 7.3 për qind e çmimeve në gusht është rezultat i ndryshimeve të çmimeve në këto grupe të konsumit, me transportin dhe shpenzimet që lidhen me banimin dhe energjinë në krye të rritjeve.

Por presioni mbi çmimet nuk është shfaqur vetëm në krahasimin vjetor. Edhe krahasimi me muajin paraprak tregon një rritje të ndjeshme. Nga korriku në gusht 2026, IHÇK-ja është rritur për 1.3 për qind.

“Në muajin gusht 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 1,3% krahasuar me muajin korrik 2026”, thuhet në raportin e ASK-së.

Edhe në këtë periudhë, transporti ka qenë faktori kryesor i rritjes. Çmimet në këtë kategori u rritën për 4.6 për qind vetëm brenda një muaji.

Pas transportit, rritja më e madhe mujore është regjistruar te strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse, me 0.8 për qind.

Në muajin gusht, rritje mujore prej 0.5 për qind janë regjistruar edhe te mobiljet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore e shtëpisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.