☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,978 ▼ -2.47% ETH $2,237 ▼ -1.57% XRP $1.2538 ▲ +0.49% SOL $95.8500 ▼ -1.35%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Personi që ndërroi jetë në QKUK ishte i paraburgosur në Dyz, SHKK jep detaje

Personi për vdekjen e të cilit u raportua mbrëmë pas dërgimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ishte i paraburgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Lidhur me rastin, fillimisht ishte raportuar se një person kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe, pasi ishte dërguar në QKUK, kishte ndërruar jetë. Trupi i pajetë ishte dërguar për obduksion, ndërsa rasti ishte raportuar nën hetime.

Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë dhënë detaje të reja për rastin. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për të paraburgosurin me inicialet K.K., i cili ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 23:20 në Klinikën e Emergjencës të QKUK-së.

Sipas SHKK-së, K.K. gjatë ditës kishte shfaqur çrregullime gastrointestinale dhe gjendje të theksuar molisjeje. Ai ishte trajtuar nga personeli shëndetësor, por gjendja e tij nuk kishte shënuar përmirësim.

Për shkak të nevojës për konsultim specialistik, mjeku kujdestar kishte kërkuar që ai të dërgohej për trajtim dhe vlerësim të mëtejmë. Fillimisht ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë, ndërsa rreth orës 18:00 ishte transferuar në QKUK.

Pas pranimit në QKUK, sipas SHKK-së, kanë filluar menjëherë procedurat diagnostikuese dhe trajtimi nga stafi mjekësor. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, gjendja e tij nuk është përmirësuar dhe ai ka ndërruar jetë rreth orës 23:20.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat përkatëse ligjore, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë dhe verifikojë shkakun e vdekjes. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.