Seanca e parë parlamentare për vitin 2016: Meta, Kryeprioritet reforma në drejtësi
Është sesioni i parë për vitin 2016, por i gjashti për legjislaturën e tetë në vend. Që në fillim u tha kryeprioriteti i këtij sesioni nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta.
«Besoj se me bashkëpunimin tuaj konstruktiv dhe gjithëpërfshirës gjatë këtij sesioni do të përmbyllim me sukses në radhë të parë miratimin e paketës kushtetuese për reformën në drejtësi përmes një procesi konstruktiv, transparent, gjithëpërfshirës dhe konsensual në përputhje me standartet më të mira ndërkombëtare dhe në veçanti të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.Besoj se kërkesa mbarëqytetare për një shkundje të thellë për të ndryshuar me themel gjendjen e sistemit të drejtësië dhe ngritjen e tij në parametrat e duhur të integritetit profesional dhe moral që kërkon shoqëria dhe integrimi europian i vendit do të na motivojë të gjithëve për të përmbushur me sukses këtë mision të rëndësishëm dhe për tu dhënë qytetarëve shqiptarë drejtësinë që ata kërkojnë dhe meritojnë. Ndaj besoj se reforma në drejtësi do jetë kryeprioriteti i këtij sesioni. Njëkohësisht fillimin e punës dhe miratimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore në kodin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR »- tha Meta.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.