☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,649 ▼1.22%
DOW 51,901 ▼0.53%
NASDAQ 26,117 ▼2.23%
NAFTA 99.18 ▲2.78%
ARI 4,178 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,446 ▼ -0.96% ETH $2,418 ▼ -1.04% XRP $1.3010 ▼ -2.94% SOL $103.9500 ▼ -1.54%
S&P 500 7,649 ▼1.22 % DOW 51,901 ▼0.53 % NASDAQ 26,117 ▼2.23 % NAFTA 99.18 ▲2.78 % ARI 4,178 ▲0.19 % S&P 500 7,649 ▼1.22 % DOW 51,901 ▼0.53 % NASDAQ 26,117 ▼2.23 % NAFTA 99.18 ▲2.78 % ARI 4,178 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Politika

Seanca në GJKKO, Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet

Gjykata e Posaçme ka nisur seancën e parë të gjykimit të veçuar ndaj ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi.

Çështja ndaj të dyve u rishortua, pasi treshja gjykuese që pati në duar çështjen pranoi kërkesën e tre të bashkëpandehurve për gjykim të shkurtuar.

Për efekt procedure, nga trupa e re, Metës ju kërkua edhe njëherë konfirmimi i gjeneraliteteve.

“Për momentin banoj tek 313-ta dhe jam beqar, i divorcuar”, tha Meta, teksa u pyet për vendbanimin dhe statusin.

Gjykata refuzoi kërkesën e bërë nga media për transmetim televiziv të procesit.

“Unë kërkoj ta rishikoni vendimin tuaj për të mos lejuar transmetimin live të procesit. Raporti i OSBE/ODIHR dëshmon se 90% e mediave kontrollohen nga qeveria. Nuk shoh asnjë arsye që ky proces të mos jepet live. Ju me të drejtë thoni, që gazetarët mund të raportojnë, por referuar raportit, media kontrollohet nga qeveria, që do ta deformojë procesin. E them këtë edhe për shkak të funksioneve që kam pasur dhe detyrimit që kam ndaj qytetarëve, të dinë ç’ndodh në gjyqin tim”, tha Meta.

Monika Kryemadhi pretendoi se nuk mund të aksesojë një USB, që i është dhënë nga SPAK, me të dhënat e akt-ekspertimit të telefonit të saj.

“E kemi marrë USB-në. E kemi hapur, por pasword-i që na është dhënë është i gabuar. Nuk e hap materialin. E di që ekspertimin e telefonit tim e ka bërë një izraelit e mbase nuk është më në Shqipëri. Madje di edhe që është paguar një faturë e majme, gati 10 mijë euro për ekspertimin e telefonit tim”, tha Kryemadhi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.