Kosova

Seanca për Kosovën në KS të OKB më 26 maj

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë më 26 maj raportin tremujor të sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon mbi zhvillimet në Kosovë.

KS, gjithashtu, do të dëgjojë vlerësimet e përfaqësuesve të Kosovës, të Serbisë, dhe të vendeve anëtare. Kryesuese për këtë muaj e Këshillit të Sigurimit është Lituania.

Në observimet e tij, sekretari Ki-moon ka mirëpritur vazhdimin e takimeve në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë, për të theksuar se “fryma e bashkëpunimit konstruktiv dhe theksi mbi interesa të përbashkëta mbeten inkurajuese, siç është marrëveshja për integrimin e gjyqësorit në veri”, raporton RTK.

Shefi i OKB-së edhe në këtë raport ka përmendur dhe përshëndetur hapat e autoriteteve të Kosovës drejt themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur këtë “një çështje thelbësore për të ardhmen e Kosovës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button