☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,642 ▼ -0.2% ETH $2,152 ▲ +0.16% XRP $1.4448 ▼ -0.62% SOL $90.2800 ▲ +1.1%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Sejko: Bashkërendimi i politikës monetare dhe asaj fiskale, faktor në zhvillimin e ekonomise

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjese ne seminarin e nivelit të lartë me temë “Rishqyrtimi i bashkërendimit midis politikës monetare dhe politikës fiskale”, qe u organizua ne Slloveni nga Banka e Sllovenisë në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar nga data 19-20 maj.

Ne nje njoftim per shtyp, BSH-ja ben te ditur se, në këtë seminar merrnin pjesë guvernatorë të bankave të ndryshme qendrore evropiane, brenda dhe jashtë Eurozonës, përfaqësues të spikatur të institucioneve ndërkombëtare dhe figura të njohura të botës akademike dhe financiare.

Ky seminar shërbeu si një platformë diskutimi për të shkëmbyer ide mbi bashkërendimin e politikës monetare dhe asaj fiskale, çështje kjo e cila përbën një interes të veçantë nga këndvështrimi i sfidave me të cilat po përballen bankat qendrore sot.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbajti një kumtesë në panelin “Zbatimi i politikës monetare kur hapësira fiskale është e kufizuar”, prezantuar nga Hans-HelmutKotz, Profesor në Qendrën për Studime Financiare në Universitetin Goethe dhe drejtuar nga Dubravko Mihaljek, Drejtor i Analizës Makroekonomike në Bankën Ndërkombëtare të Rregullimeve.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko diskutoi mbi kontributin dhe rolin e politikës monetare në kushtet e një politike fiskale konsoliduese referuar eksperiencës shqiptare. Në përfundim, Guvernatori iu përgjigj interesit të pjesëmarrësve, duke ndarë me ta pikëpamjet e tij mbi çështjet e ngritura.

Gjatë këtij seminari, Guvernatori Sejko pati rastin të zhvillojë takime me Guvernatorin e Bankës së Sllovenisë,  Bostjan Jazbec dhe guvernatorët e tjerë pjesëmarrës, në fokus të të cilave ishte zhvillimi i bashkëpunimit dhe diskutimi i çështjeve me interes të përbashkët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.