🌧️
Tiranë 9°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.49 ▲1.08%
ARI 4,756 ▼2.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,343 ▼ -4.8% ETH $2,174 ▼ -6.24% XRP $1.4673 ▼ -3.56% SOL $89.8200 ▼ -4.57%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.49 ▲1.08 % ARI 4,756 ▼2.86 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.49 ▲1.08 % ARI 4,756 ▼2.86 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Sejko: BB, kontribut në konsolidimin dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar në Shqipëri

Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore (BB) për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, Cyrill Muller viziton për herë të parë Shqipërinë. Gjatë qëndrimit dy ditor në Shqipëri, Muller do të zhvillojë një sërë takimesh të nivelit të lartë me autoritetet kryesore të vendit.

Zyra e shtypit në BSH-së e bën të ditur se, takimin e parë, Muller e zhvilloi të martën me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

Në këtë takim merrnin pjesë edhe PatrizioPagano, Drejtor Ekzekutiv për Shqipërinë në BB, EllenGoldstein, Drejtore Vendore dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore dhe Tahseen Sayed, Përfaqësuese Rezidente e BB-së në Shqipëri.

Fillimisht, Guvernatori Sejko ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit me Bankën Botërore, të cilat kanë ndihmuar Bankën e Shqipërisë në zbatimin e projekteve të lidhura me konsolidimin, modernizimin dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar në Shqipëri.

Më tej, Guvernatori e njohu z. Muller me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend.

Në veçanti, Guvernatori u ndal në trajtimin e sfidave kryesore me të cilat përballet ekonomia shqiptare, kuadrin e politikave makroekonomike dhe reformave strukturore të nevojshme për të nxitur rritjen ekonomike, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të thithur sa më shumë investime të huaja në Shqipëri.

Për sa i përket sistemit bankar, Guvernatori theksoi se sot ky sistem shfaqet me tregues mjaft të mirë financiarë, duke lënë pas edhe një vit të vështirë që tregoi aftësinë e tij për të përballuar situata të stresuara financiare, siç ishte rasti i krizës greke. Dëshmi e suksesit të  këtij sistemi është edhe besimi që tregojnë investitorët e huaj me interesin e tyre për t’u bërë pjesë e tij. Në këtë drejtim, prioritetet e  punës së Bankës së Shqipërisë janë orientuar më së shumti drejt identifikimit të masave për nxitjen e kreditimit, reduktimit të kredive me probleme dhe forcimin e stabilitetit financiar.

sej3Gjatë takimit, pjesë e diskutimeve ishte dhe zhvillimi i institucioneve financiare jobankare, të cilat po rrisin gradualisht peshën e tyre në sistemin financiar shqiptar.

Duke vlerësuar rolin e këtyre institucioneve në diversifikimin dhe zhvillimin e tregut financiar në Shqipëri, Banka e Shqipërisë ka pasur në fokus të punës së saj forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të tyre në drejtim të qeverisjes dhe kontrollit të brendshëm.

Nga ana e tij, z. Muller vlerësoi Bankën e  Shqipërisë për politikat e ndërmarra prej saj, të cilat kanë kontribuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit dhe konsolidimin e vazhdueshëm të sistemit financiar në Shqipëri. Në përfundim, ai shprehu angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë, nëpërmjet asistencës teknike për zhvillimin e mëtejshëm institucional të saj si autoriteti rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit bankar shqiptar.
Gjatë qëndrimit në Bankën e Shqipërisë, z. Muller zhvilloi dhe një tur të shkurtër në Muzeun e Bankës së Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.