☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 90.94 ▲0.69%
ARI 4,507 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,311 ▲ +0.9% ETH $2,171 ▲ +0.74% XRP $1.4160 ▲ +0.09% SOL $91.6000 ▲ +0.67%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 90.94 ▲0.69 % ARI 4,507 ▼1 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 90.94 ▲0.69 % ARI 4,507 ▼1 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Sejko: Fokusi te kreditë e këqija, kemi shumë për të bërë

Në çelje të konferencës me temë “Përafrimi i politikës monetare me Stabilitetit Financiar – objektivat, përgjigjet dhe ndërveprimi në kohë të pasigurisë”, Guvernatori Gent Sejko, tha se ekonomia jonë, sikurse dhe ajo e rajonit, u prek nga kriza globale financiare.

BSH është mbështetur në politika jo-konvecionale, të paprovuara më parë sikurse të gjitha bankat qendrore në botë.

Banka e Shqipërisë ka synuar rritje e punësimit, mbajtja në kontroll të inflacionit dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.

Gjithashtu, Sejko tha se sistemi bankar në Shqipëri është i shëndetshëm, por kreditë e këqija duhet të mbahen në kontroll dhe akoma kemi shumë për të bërë në këtë drejtim.

Për sa i përket ndikimit të daljes së Britanisë nga BE-ja, fenomenit Brexit, Guvernatori u shpreh se nuk do të kalojë pa lënë gjurmë. Në mënyrë indirekte apo direkte, si dhe në periudhë afatgjatë apo afatshkurtër, Brezit do të ndikojnë në tregjet e punës, së mallrave dhe të kapitalit.

Megjithëse marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me Britaninë zënë vetëm 0.2% të totalit më tregtinë me jashtë, si dhe kemi raporte shumë të ulëta të investimeve britanike, ndikimi mund të vijë nga rregullat jo-konvecionale që do të aplikohen në botë. Vende të ndryshme, tashmë kanë filluar të vendosin barriera proteksioniste dhe lëvizja anti-globaliste po paraqitet problematike për zhvillimin e ekonomisë globale.

Brexit mund të reflektohet dhe në përkeqësim të proceseve të anëtarësimit në BE, ka thënë Sejko gjatë fjalës së tij duke nënvizuar rolin që ka politika monetare në stabilitetin financiar.

Politika monetare duhet të jetë e orientuar nga mbajtja e qëndrueshme e nivelit të çmimeve, kjo rrit forcimin e monedhës dhe ruan stabilitetin ekonomik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.